Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, BE publikon foto nga takimi

Bruksel, 2 maj 2023 – Në Bruksel ka filluar takimi i radhës i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili zhvillohet në kuadër të bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të mbështetur nga Perëndimi.

Bashkimi evropian ka publikuar foto nga takimi, i cili ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Joseph Borrell, dhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,

Në krah të Kurtit është ulur Zëvendëskryeministri i Kosovës i ngarkuar me dialogun, Besnik Bislimi, ndërsa në krah të Vuçiqit është ulur drejtori i Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë pas atij të Ohrit, ku u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes që ishte arritur më 27 shkurt në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka thënë se këtë këtë takim pritet që palët të miratojnë deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe të paraqitet drafti i parë i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

(r.m.)