Nishani: Ndryshimi në PD fillon me largimin e Bashës, me të opozita po shkon drejt asgjësimit

Ish-presidenti Bujar Nishani u shpreh se opozita ka degraduar shumë më shumë sesa ka shpresë shoqëria për të krijuar një ndryshim.

Sipas tij, PD është e vetmja alternativë qeverisëse për momentin, por me Bashën ka dështuar në të gjitha përballjet politike, duke e çuar drejt asgjësimit.

Nishani: Problemin kryesor e ka qeverisja, por shoqëria ka mekanizma që të rrëzohet qeveria dhe të vijë një alternativë tjetër. Por në vendin tonë, opozita ka degraduar shumë më shumë sesa ka shpresë shoqëria për të krijuar një ndryshim. Prandaj qytetari duhet të ndërmarrë veprime që shkojnë drejt ndryshimeve të forta dhe radikale. PD është e vetmja alternativë qeverisëse për momentin, por me Bashën ka dështuar në të gjitha përballjet politike, duke e çuar drejt asgjësimit.

PD nuk ka alternativë tjetër, përpos kësaj që është angazhuar Berisha, qoftë edhe të tjerë para atij. Shumë personaliteti të PD-së e kanë pasur shqetësimin e se kjo parti po shkon drejt margjinalizimin. Kështu PD ka humbur të qenit si një alternative politike dhe besimin te qytetarët. Tani ose duhet të vazhdojë kështu drejt një rrënimi ose të shkojë drejt ringritjes dhe shkundjes totale duke ndryshuar gjithçka tjetër.

Nishani shtoi se hapi i parë për ndryshim në PD është që të ndryshohet kryetari Basha, pasi ai është autori i dështimit të 8 viteve të PD-së.

Nishani: Hapi i parë për këtë ndryshim është që të ndryshohet kryetari Basha. Ai është autori i dështimit të 8 viteve të PD-së. Ai nuk përmbushi misionin e opozitës për të ardhur në pushtet për 8 vite, kështu që nuk ka për ta bërë as për 18 apo 28 vite. Ai është personi që ka bllokuar proceset normale. Nuk mbledh strukturat e partisë që të vendosin për fatin e partisë.

RTV Ora