Një grua nxirret gjallë nga rrënojat, 175 orë pas tërmetit (Video)

Stamboll, 13 shkurt 2023 – Një grua që kishte mbetur nën rrënojat e ndërtesës së shembur në provincën Hatay të Turqisë u shpëtua të hënën, më shumë se një javë pas tërmetit.

Në pamjet e publikuara nga Bashkia e Stambollit shihet gruaja e identifikuar si Naide Umay, duke u nxjerrë me barelë nga rrënojat.

Ekipi i kërkim-shpëtimit që ia shpëtoi jetën kësaj gruaje përbëhej nga pjesëtarë të departamentit të zjarrfikësve të Stambollit dhe minatorë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të punojnë me nxitim për të shpëtuar nha rrënojat edhe të tjerë persona që mund të jenë gjallë, ndonëse agjencitë e emergjencavce dhe autoritetet thonë se gjasat për shpëtimin e të mbijetuarve tjerë po bëhen gjithnjë e më të pakta.

(r.m.)