Një grup qytetarësh nga Bosnja e Hercegovina hyri në Kosovë menjëherë pas heqjes së vizave

Prishtinë, 1 janar 2025 – Një grup i shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës arriti në Kosovë, në orët e para të 1 janarit 2025, menjëherë pasi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovë për heqjen e njëanshme të vizave për qytetarët e këtij vendi.
Mysafirët e parë që erdhën në Kosovë pa viza, në një organizim të Bashkësisë Shqiptare të BeH në koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ata udhëtian përmes Shqipërisë, kurese në pikën kufitare në Morinë, u pritën nga zëvëndëskryeministrja Emilia Rexhepi.

Udhëtimi I këtij grupi është akt simbolik i mirëpritjes së vendimit për hapjen e kufijve të Republikës së Kosovës për shtetasit e Bosnjës e Hercegovinës dhe për hyrjen e tyre në Kosovë me letërnjoftim.

Bashkësia Shqiptare në Bosnjë e Hercegovinë njoftoi se grupi i udhëtarëve që erdhën në Kosovë janë intelektualë të shquar, ambasadorë, profesorë universitarë, akademikë dhe biznesmenë nga Bosnja dhe Hercegovina si edhe qytetarë të tjerë,m përfshirë anëtarë të Bashkësisë Shqiptar në Bpsnjë e Hercegovinë, të cilët nuk kanë pasur mundësi ta vizitojnë Republikën e Kosovës.

“Ky udhëtim do të përfaqësojë edhe një akt të njohjes joformale të sovranitetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës nga intelektualët dhe personat e tjerë me ndikim në BeH dhe në këtë mënyrë t’u japë një shtysë tjetër autoriteteve të BeH që të bëjnë të njëjtën gjë për qytetarët e Kosovës dhe të heqë procedurën rigoroze të vizave dhe të mundësojë udhëtimin me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe një nxitje për bashkëpunim më të lehtësuar ekonomik dhe akademik në të ardhmen dhe përmirësimin e marrëdhënieve në të gjitha sferat e shoqërisë sonë“, thuhet në njoftim.

Që nga 1 janari qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime në Kosovë. Vendimi i Qeverisë së Kosovës u mor në bazë të marrëveshjes për lëvizjedn e lirë në vendet e Ballkanit Perëndimor, të nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tetor kishte njoftuar gjatë Samitit të Procesit të Berlinit se Kosova do t’ua heqë vizat qytetarëve të Bosnjës, ndonëse Bosnja nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen dhe se qytetarëve të Kosovës u kërkohet viza të hyjnë në Bosnjë. 

(r.m.)

Comment

*