Heiderberg, 24 janar 2022 – Policia gjermane njoftoi se një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm me armë në Universitetin e Heidelbergut.
Autori, i cili ishte student i këtij universiteti, pas sulmit e ka vrarë veten. Sipas informacioneve fillestare, autori nuk kishte ndonjë motiv politik apo fetar.
Policia tha se ai hapi zjarr në një sallë leksionesh në fakultetin e mjekësisë, me ç’rast plagosi katër persona. Njëra prej tyre ka vdekur nga plagët e marra.
Policia tha se nuk besohet që autori të ketë pasur ndonjë bashkëpunëtor. Megjithatë, kërkimet në vendin e ngjarjes po vazhdojnë. Siç raporton kanali televiziv Südëestrundfunk, pjesëtarët e një njësie speciale po kontrollojnë ndërtesat brenda kampusit të universitetit dhe në afërsi.
Skena e krimit në lagjen Neuenheim të qytetit universitar të Heidelbergut në landin Baden-Ëürttemberg është barrikaduar. Në kampusin Neuenheimer Feld, të vendosur në bregun verior të Neckar, ndodhen kryesisht fakultetet shkencore të universitetit, një pjesë e klinikës universitare dhe kopshti botanik.
Universiteti u ka kërkuar studentëve të tij me email që të mos shkojnë në Neuenheimer Feld në këtë kohë. Forcat e sigurisë u kërkuan drejtuesve të automjeteve që të anashkalonin zonën gjerësisht për të lejuar që ndihma të qarkullonte lirshëm.
(r.m.)