Tetovë, 6 korrik 2023 – Dr Armend Sejdini, mjek oftamolog në Tetovë, është denoncuar se lëshon raporte mjekësore vetëm në gjuhën shqipe. Denoncuesi, kryetari i të Majtës maqedonase, Dimitar Apasiev, ka shpifur se dr Sejdini gjoja u lëshon raporte në gjuhën shqipe edhe pacientëve maqedonas.
Dr Sejdini tregoi se të mërkuren në ordinancën e tij ishte një ekip i Inspektoratit Shtetëror të Shëndetësisë dhe u bind se raportet e tij lëshohen në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase, sipas përkatësisë etnike të pacientëve dhe sipas vullnetit të tyre.
“Ankesa është bërë nga kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev, gjoja se një grup qyetararësh të Tetovës janë ankuar se raportet mjekësore jepen vetëm në gjuhën shqipe. Inspektorati në formë të rastësisshme i zgjodhi dy raporte. Pacinetëve të nacionalitetit shqiptar raportet ua japim në gjuhën shqipe, kurse pacientëve të nacionalitetit maqedonas në gjuhën maqedonase”, tha Sejdini për Klan Macedonia.
Sipas denoncuesit, Dr Armend Sejdini është nga Kosova.
“Mjeku nga Kosova Armend Sejdini shkruan raporte vetëm në gjuhën shqipe”, thuhet në denoncimin e Apasievit.
Dr Sejdini tha se ai do të ngre padi për shpifje ndaj denoncuesit.
Doktor Armend Sejdini është nga Gostivari. Ai ka tri vite që punon në Klinikën e Oftamologjisë në Tetovë. Për punën e tij nuk ka pasur asnjëherë kurrfarë ankese.
(r.m.)