Prishtinë, 21 korrik 2024 – Një mjet shpërthyes është hedhur të dielën në mesditë buzë Liqenit të Ujmanit, saktësisht afër zonës ku po freskoheshin disa qytetarë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se nga shpërthimi janë shkaktuar vet٥m dëme materiale.
“Ka pasur një shpërthim. Janë dëmtuar dy vetura. Nuk raportohet për të lënduar. Policia po merret me rastin”, ka deklaruar Elshani.
Ai ka treguar se shpërthimi ka ndodhur pas tunelit numër 5 në rrugën magjistrale përgjatë liqenit, e cila e lidh Kosovën me Malin e Zi.
Sipas raportimeve të pakonfirmuaara, bëhet fjalë për një mjetit shpërthyes që është hedhur pak minuta pasi atypari ka kaluar në autoblindë e policisë së Kosovës.
Policia po punon për kapjen e autrit ose autorëve dhe për identifikimin e mjetit shpërthyes.
(r.m.)