Ndodhi ajo qe edhe pritej. Neonazisti,deputeti grek Kristo Papas eshte shpallur person “non grata” nga Ministria e Jashtme e Republikes se Shqiperise pasi ky u shfaq ne emisionin e gazetarit Artur Zheji ne kanalin “News 24” ne Tirane.
Ky eshte fakti. Po ne duhet te zhytemi pak me thelle. Ku dhe si mbiu kjo fare nazisti, bash ne dere te shtepise sone, tek fqinja jone Greqia. Tek Greqia e lashte , tek Greqia e Homerit dhe e Arsitotelit, tek Greqia e Euripidit dhe e Safos.
Sepse ky nazisti Papas nuk ia behu krejt papritur, si nje rrufe ne qiell te paster. Jo, kete nazistin e krijuan disa kushte ne Greqi. Dhe kushtet nuk u krijuan ne nje dite, u deshen vite gjersa te dilte ne drite felliqesia e mashtrimeve te qeverisjeve greke me popullin e shkrete. Te cilit, nga njera ana i thoshin se “nuk ka si Greqia”, dhe nga ana tjeter ia bene parate rrush e kumbulla duke e shnderruar Greqine ne lypsaren moderne te Europes. Europa ia kishte bere pak me hile ne te vertete Greqise. Sepse, kur e mori ne gjirin e vet, Europa e dinte se Greqia ishte zhele zhele finaciarisht. Por, Europa e mbylli njerin sy, dhe syrin tjeter ia shkelnin njeri tjetrit per ta toleruar. Kur Europa e pa se Greqia u be si nje thes i shpuar dhe se qeveritaret e saj ne te shumten e rasteve vetem kishin transferuar parate publike ne llogari bankare private jashte Greqise, atehere tha “Ah, jo keshtu me. Stop. Shtrengoni rripin!” Pati nga ata qe i thane Greqise, ta qese veten per shitje, ose se paku ca copa te trupit te saj. Dhe pak e shume, Greqise i ndodhi si asaj lavires qe shet seksin e vet te mbaje frymen gjalle.
Keshtu pra, ne kete atmosfere krize, ridoli ne drite edhe e ashuquajtura parti neonaziste ne Greqi qe quhet Agimi i Arte. Thelbi eshte se ka dale ne skene nga deshperimi i njerezve, ose me sakte nga prirjet qe kane spekullantet ne kohe krize per te manipuluar me deshperimin e njerezve.
Realisht Agimi i Arte eshte regjistruar si parti ne vitin 1993, por shkelqimin elektoral e pati ne zgjedhjet e vjetshme ku mori 18 vende me parlamentin grek prek 300 vendesh. Ne duhet t’i mesojme keto shifra se ndryshe nuk mund t’i perballojme me dinjitet spekullantet greke. Ne duhet ta dijme per shembull , se keta te Agimit te Arte kane dhene nje kontribut te madh ne Srebrenice dikur dhe se jane krenare qe nje kryekriminel si Karaxhici qe tash ndodhet ne Hage, i ka dekoruar ata. Ne duhet ta dijme gjithashtu se keta te Agimit te Arte jane ndjere shume te lumtur kur kane marre pjese ne ditelindjen e nje ekstremisti tjeter ne bote, ate te rusit Zhirinovski. Ne duhet t’i dijme keto fakte , per te kuptuar se kush jane, cfar perfaqesojne dhe cfar duan te bejne me ne si fqinje. Dhe, per te kuptuar kete ia vlen te mbahet parasysh se me qindra mijera shqiptare qe sot jetojne e punojne ne Greqi ne syte e ketyre te Agimit et Arte, nuk jane gje tjeter vecse specie qe duhet te zhduket nga syte kembet. Keta, pra sivellezerit e Papas, jane mbjellesit e frikes sepse ajo eshte filozofia sunduese e tyre.
Ne kete veshtrim, fakti qe neonazisti grek , deputeti Papas , u shpall person “non grata” ne Shqiperi ia vlen te pershendetet. Jo vetem ne Tirane, po ne te gjitha kryeqyetet ballkanike. Nje izolim i tille nderkombetar i politikaneve te profilit te tille, eshte nje sherbim jo vetem per paqen ne Shqiperi, por edhe me gjere ne Ballkan.
Ballkani nuk ka nevoje per sharlatane te tipit te Papas qe e servirin retoriken nacionaliste si kaviarin e shpetimit ne nje pjate bosh ku ballkanasi nuk ka as supe per te ngrene. Keta si puna e Papas, duhet ta kuptojne se jane si fosile ne frymen e re qe ka nisur ne Ballkanin qe kerkon te perparoje njesoj si gjithe Europa. Dhe ne kete veshtrim, ia vlen te mos flene gjume edhe shqiptaret. Nese ende aty nuk ka politikane te tipit te Papas qe bejne thirrje per shfarosje te fqinjeve, sigurisht qe ka politikane anarshiste qe per hir te egos se tyre jane gati t’ia vene flaken Shqiperise. Me fjale te tjera,”naziskine” te nje tipi te vecante, gjen qe cke me te, dhe per kete nuk eshte e nevojshme te lodhesh fort. Mjafton te kujtosh se si, per shembull, kohe me pare, kur deshtoi nje sulm i dhunshem per ta pushtuar seline e Kryeministrise me 21 janar, politikani Spartak Ngjela, kryetar i nje partie pothuajse inekzistente, duket edhe mentor kryesor i kryetarit te Partise Socialiste qe e udhehiqte ate sulm tha se “Jo tre vete, por sikur edhe 13 mije te vriten ia vlen”. Kjo do te thote se njerezit pa ide, por me ego te madhe per pushtet, nuk ndalen para asgjeje per te realizuar egon e tyre. Mund te mos e kene shpallur veten neonaziste, madje retorikisht te gjitha fjalimet e tyre tingellojne ne aparence si antinaziste. Por, kur vjen puna per te marre karrigen e pushetit e kane per borxh te perziejne te gjithe “kimikatet” qe shperthejne zjarrin. Dhe, ketu, ne keto “kimikate” futen, anarshizmi, prirja per ta filluar gjithshka nga zeroja,kercenimet per burgimet e qeveritareve ,blindimi i votes, apo se fundi , ajo iniciativa diletante ,historikisht e papjekur, per referendum per bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Rasti Papas eshte nje leksion shqiptar jo vetem ndaj ekstremisteve neonaziste greke. Ai eshte nje leksion edhe per Athinen serioze zyrtare. Per ate Athine qe duhet ta heqe nje here e mire nga mendja idene megalomadhe sipas se ciles “rruga e Shqiperise per ne Europe kalon nga Athina.” Shqiperia mund dhe duhet te hyje vete ne Europe seriozisht dhe pa makiazh apo duke fshehur te verteten financiare sic beri Athina dhe sic ia toleroi edhe Europa qe tash e ndeshkon duke ia shtrenguar rripin.
Por, me rastin Papas, Tirana gjithashtu i jep nje leksion te mire edhe vetes : te zgjidhe ne menyren me te mire te gjitha problemet ekonomike dhe te parandaloje situatat kur spekullante te retorikes fshihen pas tezave te nacionalizmit per te kamulfluar te kaluaren e tyre te erret dhe tolerancen qe i kane bere korrupsionit. Spekullantet politike ne Athine mund te shfaqen me shpaten e Damokleut qe kerkojne t’i perzene gjithe emigrantet jashte. Ndersa ne Shqiperi spekullantet politike here shfaqen si “Filozofe” qe duan t’ia fillojne nga zeroja dhe here here nuk dijne se çfarë llomotisin. Njelloj si llomotitjet percart te neonazistit Papas…
Tek e fundit, rasti Papas eshte nje leksion i perbashket per te qene fqinj te mire, sic e meritojne te jene , shqiptaret dhe greket. Aq me teper si fqinje te lashte ne nje Europe te Bashkuar. Kete, po, ia vlen t’ia kujtojme mire njeri tjetrit. Pasi jo te gjithe grekerit jane si neonazisti Papas ! Edhe ne Athine atij Papas, me siguri te shumtet ia mbyllin porten…