Një nga kujtimet më të bukura të jetës time: Shtatorja e Nënës Terezë zbulohet në Sarajevë… gjatë vizitës së Papa Francekut

Nga Beqir SINA

SARAJEVË, BH (6 Qershor 2015 ): Papa Françesku zhvilloi një vizitë njëditore në Sarajevë të Bosnjes dhe Hercergovinës me anë të së cilës ai synonte që të forcojë pajtimin në mes të komunitetit serb, kroat dhe myslimanëve të atij vendi.

Më shumë se 70 mijë vetë, besimtarë nga mbarë bota, morën pjesë në meshën e kremtuar nga Papa Françesku, i cili ishte një nga çastet më të bukura të vizitës baritore në kryeqytetin boshnjak. Së bashku më një grup shqiptarësh nga Tuzi, Tirana dhe Kosova, përfshirë veprimtarin e dalluar, nga Michigani Marash Kol Nucullaj, anëtar i Bordit të LQSHA, sponsorizues i Statusjes së Nëna Terezes në Sarajevë, edhe shumë veprimtarive kombëtare në SHBA, morëm pjesë në meshën e kremtuar nga Papa Françesku në stadiumin Koshevo të Sarajevës.

Tema qendrore e vëmendjes së Selisë Apostolike për Bosnjë-Hercegovinën, tha në programin e saj në gjuhën shqipe Radio Vatikani ishte paqja e cila edhe nga kjo vizitë e Papës Françesku nuk kishte bër ndonjë përjashtim. Tema e zgjedhur me këtë rast ishte e shkruar në të gjitha posterat e vendosura kudo në Sarajevë, dhe flamujtë e Vatikanit dhe B&H valviteshin në çdo rrugë të qytetit të ndarë …… “Paqja qoftë me ju” (Gjn 20,19) e logoja e Udhëtimit Apostolik që pasqyronte një pëllumb të bardh me degën e ullirit në sqep, si edhe Kryqin me ruzaret. Në njërën anë të Kryqit të stilizuar ishte vizatuar një trekëndësh i verdhë, që evokonte formën gjeometrike të Bosnjës. Vetë kryqi ka ngjyrat e kuqe e blu të flamurit kombëtar të B&H e të pranisë popullsisë kroate në vend.

Më shumë se një e treta e popullatës në Bosnje janë kroatë katolikë, dhe shteti prej 3.8 milionë banorësh është i ndarë në Republikën Serbe të Bosnjes dhe në Federatën Kroate-Myslimane.

Kardinali i Sarajevës Vinko Puljic, atë ditë apeloi popullin e të gjitha besimeve të mbajën hapur veshët dhe zemrat e tyre për mesazhet e papës. “Jemi përgatitur me shumë dashuri për këtë vizitë, që është një gëzim i madh”, tha ai.
Lufta mes serbëve ortodokse dhe muslimanëve boshnjakë në fillim të viteve 90 rezultoi me ndasi të thella etnike. katolikët në Bosnje Hercegovinë vlerësohen se përbëjnë 10/15 për qind të popullsisë.

Papa Francesku në mesazhin e tij nxiti pajtimin, duke inkurajuar komunitetet të qëndrojnë të bashkuara. Ndërsa, duke folur në Sarajevë. ai e përshkroi qytetin si Jeruzalemi i Perëndimit.

“Eshtë një qytet me kultura dhe etni vërtet shumë të ndryshme. Eshtë madje një qytet që ka vuajtur shumë gjatë historisë së vet. Tani është në rrugën e bukur të paqes, ky udhëtim është për të folur për të gjitha këto, si një shenjë paqeje dhe lutjeje për paqe”, tha papa.

Megjithëse, shtegatrët, kishin ardhur nga mbarë bota me grupe të vogla, ashtu si dhe mijëra shtetgtar në rrugën e shejtë të shtegtarisë pashë edhe një grup shqiptarësh nga Shqipëria, Kosova, e trojet e shqiptare, dhe disapora, shumica e të cilëve, gjithësesi, u takon shtegtarëve shqiptar nga kroacia, e cila kishte sipas shtypit rreth 22 mijë kroatë. Shtypi boshnjak madje shkruante se një pjesë e mirë e tyre, ishin nga ata që kishin ikur nga Bosnja gjatë konfliktit të njohur ballkanik.

Veprimtari nga diaspora, Marash Kol Nucullaj , i cili kishte ndjekur më parë edhe vizitën e Papa Franceskut në Tiranë, kishte ardhur në Sarajevë, së bashku me këshilltarin e Presidentit Nishani për Ballkanin z Flamur Gashi, për të pritur në stadiumin Kosohevo Papa Francekun, me simbolet shqiptare, një shall i madh kuq e zi me mbishkimin Albania dhe dy flamuj një amerikan dhe ai shqiptar.

Para, dhe gjatë mbajtjes së meshës, në stadium në dy krahët e altarit të ngritur në një kënd të në shkallët e stadiumit Koshevo – këndojë një kor prej 1700 këngëtarësh kishtar.

Veprimtaria e Papa Franceskut (i cili, u nda nga jeta në moshën 88 vjeç, sot të hënën e parë të Pashkve), në Sarajevë, nisi me takimin e mirëseardhjes në pallatin presidencial, me tre anëtarët e presidencës si dhe me autoritetet e vendit. Aty u tha se edhe u shkëmbyen përshëndetjet e mirëseardhjes protokollare.

Vizita apostolike nisi me kujtimin e vizitës historike të Gjon Palit II, më 1997, në Sarajevë, më pak se dy vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes në Dayton, përshëndetja e parë e Papës drejtuar Qytetit Martir e banorëve të tij si dhe mbarë Bosnjë-Hercegovinës.

Që askohe, Papa Gjon Palit II, më 1997, në Sarajevë nënvizoi: ” janë bërë përparime të ndjeshme, por duhen bërë edhe hapa të tjera, për ta fuqizuar besimin e për të krijuar raste, që ndihmojnë në thellimin e njohjes e të nderimit reciprok. Për ta favorizuar këtë udhë, është themelore afërsia dhe bashkëpunimi i ngushtë i Bashkësisë Ndërkombëtare, posaçërisht i Bashkimit Evropian si dhe të gjitha vendeve e organizatave të pranishme në këto troje”

“Bosnjë-Hercegovina, theksoi me forcë Papa Franceku, është pjesë përbërëse e Evropës; sukseset e dramat e saj, janë pjesë përbërëse e historisë së dramave evropiane, e njëkohësisht, edhe qortim serioz, i cili na kujton se duhet bërë çdo përpjekje e mundshme që proceset e paqes të fuqizohen e të mos ketë kurrë më kthim mbrapa”.

Po ashtu Ati i Shejtë tha se :”Paqja e harmonia ndërmjet Kroatëve, Serbëve e Boshnjakëve si dhe marrëdhëniet e përzemërta e vëllazërore ndërmjet myslimanëve, hebrenjve e të krishterëve, duhet të dëshmojnë para mbarë botës se bashkëpunimi ndërmjet etnive e feve për të mirën e përbashkët është plotësisht i mundshëm, ashtu si pluralizmi i kulturave e i traditave, që mund të frymëzojë e të shërbejë në gjetjen e rrugëzgjidhjeve origjinale, e të frytshme për problemet. Kështu edhe plagët më të thella do të mund të shërohen përmes një udhe, që pastron kujtesën e jep shpresë për të ardhmen”.

Papa Françesku njëkohësisht nënvizoi sa rëndësi ka kjo udhë, në kontekstin e mizorive të atyre, që do të dëshironin ta përdornin çdo larmi, si pretekst për dhunë gjithnjë më të egër: “Është urgjente të njihen vlerat themelore të humanitetit të përbashkët; ato vlera, në emër të të cilave mund të bashkëpunojmë, të ndërtojmë, të dialogojmë, të falim e të rritemi, në vend që të përhapim urrejtjen”.

Politikanët kanë detyrën dhe përgjegjësinë të sigurojnë të drejtat themelore të njeriut, ndërmjet të cilave, liria fetare, për të ndërtuar kështu, një shoqëri paqësore e të drejtë tha ai : “E që kjo të realizohet, është e domosdoshme barazia e njëmendtë ndërmjet të gjithë qytetarëve përballë ligjit si dhe zbatimi i saj konkret në jetë, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare e gjeografike. Kështu të gjithë, pa dallime, të ndjehen plotësisht pjesëmarrës në jetën publike e, duke gëzuar të njëjtat të drejta, të mund të japin kontributin e tyre të posaçëm në shërbim të së mirës së përbashkët”.

Së fundi, Papa në Sarajevë, nuk mund të mos kujtonte kontributin e Kishës Katolike në veprimtarinë rindërtuese, materiale e morale, të Bosnjë-Hercegovinës si dhe nxitjet e Selisë së Shenjtë për të promovuar paqen e dëgjimin reciprok, në kushtet e një bashkëjetese civile e të rregullt, kushte të domosdoshme për zhvillimin e vërtetë e të qëndrueshëm.

Në stadiumin Koshevo, ku Ati i Shenjtë kremtojë meshën, kishte mbërritur këmbana 320 kilëshe me stemën e Françeskut dhe me simbolin e Shoqërisë së Jezusit, e cila kumbojë duke dhënë sinjalin e hyrjes së Papës në stadium shoqëruar me thirrjet e 70 mijë vetëve “Mir Vamo”.

Kjo këmbanë do të vendoset në kishën e re famullitare, kushtuar shën Injacit të Lojolës e do të quhet këmbana e shën Françesk Ksaverit, misionar jezuit e pajtor i misioneve.

Gazetarët që e ndiqnin pas vizitën e tij thanë se vizita apostolike e Papës Françesku e 6 qershorit 2015 në Sarajevë të Bosnjsë-Hercegovinës është i treti Udhëtim Apostolik në këtë vend, gjatë 18 vjetëve të fundit. Shën Gjon Pali II e ka vizituar Sarajevën më 12-13 prill 1997 e është kthyer në Bosnjë më 22 qershor 2003, për lumnimin e Ivan Merz.

Këto ishin gjashtë, ngjarjet kryesore të ditës së Papës Françesku në Sarajevë: e para, protokollare; ka qenë takimi me Autoritetet në Pallatin Presidencial; e dyta Mesha e Shenjtë në stadiumin e kryeqytetit; e treta, takimi dhe dreka me gjashtë ipeshkvijtë në Nunciaturën Apostolike.

Pasditen afër mbrëmjes më parë se të largohej, Papa Françesku – kremtojë Mbrëmësoret së bashku me klerin në katedralen e Zemrës së Krishtit, një kishe kjo u tha gazetarve se ishte e dëmtuar rëndë gjatë luftës, para takimit ekumenik e ndërfetar në Qendrës studentore ndërkombëtare françeskane

Kurse takimi i fundit iu kushtua të rinjve, të mbledhur në Qendrën Dioqezane “Shën Gjon Pali II”.

Para Kishës së Shën Josefit në Marijin Dvor, zyrtarisht është përuruar statuja e së Lumes Nënë Terezë

Në ndërkohë një nga momentet më kulminate të shtegëtimit Apostolik të Papa Franceskut në Sarajevë, për ne shqiptarët, ka qenë ai kur kolona e gjatë autojmeteve me në krye makinën e Papaës, e cila thirret papamobil, parakaloi para Shtatores së Nana Terezes, e sapo inaguruar në Sarajeve dhe Papa Francesku u kthye nga Nëna Tereze dhe na bekojë duke bërë kryqin dhe ne dhe shtatoren e vendosur dy ditë më parë oborrin e Kishës së Shën Jazozefit në bulevardin kryesor të qytetit të Sarajevës, bulevardin Mariljin Dvor.

Kjo shtatore e cila ka për ide, dhe nismë me koordinimin e realizimit të kësaj vepre e cila është e ambasadorit Flamur Gashi, i cili hapi i pari Ambasadën e Shqipërisë në Sarajevë, dhe kishte qenë edhe ambasador i Shqipërisë në Bosnje-Hercogivinë, por u pushua nga detyra prej kryeministrit Rama, me ardhjen e socialistve ne pushtet

Realizimi artistik i shtatores së Nënë Terezës, është vepër e skulptorit shqiptar Pjerin Kolnika nga Tirana dhe grupit të studios, ku ata kan derdhur më parë në bronx shtatoren e Presidentit të SHBA George W. Bush në Fushë Krujë, dhe atë të Skënderbeut në Shkup.

Shtatorja e vendosur para Kishës së Shën Jozefit në Sarajevë paraqet Nënë Terezën me një fëmijë, me rruzare në duar, një paraqitje prekëse kjo me përçimin e mesazhit universal të dashurisë e paqes vëllazërore mes popujve, kombeve e feve, në këtë qytet që ka kaluar konfliket më të mëdha , fetare dhe nacionale.

Kurse, sponsorizimi financiar i kësaj vepre, e cila ka kushtuar 28 mijë Euro, është bërë nga shqiptari i Amerikës, veprimtari i dalluar, nga Michigani Marash Kol Nucullaj, anëtar i Bordit të LQSHA, sponsorizues edhe shumë veprimtarive kombëtare në SHBA. 

 

 

 

Comment

*