Një person intervistohet nga Policia e Kosovës lidhur me sulmin në Banjskë

Prishtinë, 12 shtator 2024 – Një person është duke u intervistuar nga Policia në Mitrovicë lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar. 

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për personin që po intervistohet,

“Një person me interes në lidhje me rastin e Banjskës është duke u intervistuar në stacionin policor në jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet”, ka thënë Elshani. 

Të mërkurën, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për organizim dhe kryerje të sulmit të armatosur në Banjskë.

Aktakuza i ngarkon shumicën e të akuzuarve për veprën penale të terrorizmit dhe të veprave penale të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

(r.m.)