NJË POETE ITALIANE SHKRUAN PËR FERRIN E SHQIPTARËVE

– Mendim kritik për librin “Sulle strade dell’inferno” të Visar Zhitit –

Nga Antonella Carmen Caggiano

Siç është njoftuar, së fundmi është botuar në Itali libri “Sulle strade dell’inferno” (“Rrugët e ferrit”) të shkrimtarit Visar Zhiti, nga editoria “Besa” 2022, me përkthimin mjeshtëror të Profesor Matteo Mandalá.

Nëse autori e ka quajtur “burgologji”, ku persoanzhet dhe ngjarjet janë të vërtetë dhe realë, botuesi italian e nxjerr si roman se si i tillë lexohet për shkak të stilit dhe vlerave te veprës. Ajo tashmë ka shkuar në libraritë e Italisë dhe ka tërhequr vëmendjen e lexuesit.

Poetja Italiane, Atonella Caggiano, sjell mbresën e saj nga leximi tronditës i “Sulle strade dell’inferno”, që të botohet dhe në Shqipëri   

Antonella Caggiano, (ka lindur në Polla/Sa në 13 korrik 1971), u diplomua për Letërsi në vitin 1997 dhe jeton në Pescara, ku jep mësim që nga viti 2016. Pasioni i saj për të shkruar nisi që kur ishte 11 vjeçe.

Bashkëpunoi me gazetat “Il Roma” dhe “Il Giornale di Napoli”, duke u bërë gazetar e pavarur.

Ka botuar librat “Zgjatjet”, 1990, “Kronikë e një Zeni të shpallur”, 2010, “E ëmbël e kripur”, 2022.

Është pritur mirë nga lexuesi, kritika dhe është vlerësuar me çmime letrare nga “Qendra e Shpërndarjes së Artit të Poezisë” në Capranica në vitin 1990; me Çmimin Kombëtar për Poezinë “Valle di Vitalba” në 1991; me Çmimin Letrar të Komunitetit Europian, “Bashkëkohësit” në 1994; në Konkursin Ndërkombëtar të Bashkimit Evropian në qytetin e Komos në 1994; në konkursin kombëtar të poezisë dhe letërsisë artistike “Antartika” në 1994; me Çmimin e Poezisë “Stella Norbiato në 2000. Është anëtare e Akademisë Ndërkombëtare “Mihai Eminescu” në Rumani. Po kështu është fituese e Çmimit “Rhegium Julii” në 2022. Është e përfshirë në antologji të ndryshme, ndër të tjera në “900 e më tej” dhe është administratore e dy faqeve në fb: “Poezia që kuron” dhe “Miscellanea Mundi”.

Poezia e Antonella Carmen Caggiano është e ndjeshme dhe delikate, jetë e saj dhe botë e gruas. Por dhe leximi i romanit “Sulle strade dell’inferno” është impresional dhe po kështu dhe mendimi i saj.

            

Ferri i burgut dhe fuqia subversive e poezisë.

             Romani “Rrugët e ferrit’. Me nëntitull: Jeta ime në burgun e Spaçit i Visar Zhitit është dëshmia me e pamëshirshme e përvojës e burgosjes në një nga burgjet e shumta, që përbënin arkipelagun gulag shqiptar.                       

Rrëfimi skanon jetën reale të atyre që iu desh të vuanin shtypjen e regjimit në detaje të imta.

“Burgu i vërtetë, më i rëndë, më i padurueshëm, fillon kur gjithçka përsëritet. Uniformiteti. Asgjë e re nga fronti i ferrit. Tmerr. E njëjta bukë e zezë dhe po ata policë të zinj. E njëjta lopatë dhe e njëjta shpellë, i njëjti vit i ri, aspak i ri. E njëjta uri dhe e njëjta borë që mbulon gjithçka. Vdekja nuk është më vdekje, por përsëritje e vetes. Puna nuk ësht:e m:e punë. Familja nuk është familje. Njeriu nuk është më njeri. Asgjë nuk ndryshon. Ditët ulërijnë njëlloj. Si prangat. Si rënkimet. Si uji që rrjedh më kot nga tubi i burgut. I njëjti qiell dhe e njëjta gumëzhimë. Teli me gjëmba po ai. Tjetri si unë. S’ka më emocione. As grua, as n:e ëndërr. Truall i shtrembër. I harruar. I humbur. Si lëkurë kafshësh e rrjepur. Diktaturë”.                                                                                                                                      

             Ky është mishi i gjallë në prerjen e bërë keq të jetës së tjetërsuar të burgut. Një shtrëngim që i bën ditët të njëjta, gjëndje gjithnjë e më opake dhe çnjerëzore.                                                                                                         Megjithatë, me gjithë privimin e gjithçkaje humane, protagonisti nuk resht së shkruari poezi dhe fshehja e tyre në thasët e burgut, me rroba a ushqime apo t’i mësojë ato në mënyrë mnemonike.                                                   

Dënimi nuk e ndal prodhimin e poezive të tij. Kështu që, si një vezullim i spirales së dritës, fuqia shpëtuese e poezisë mund të hyjë në errësirën e kaq shumë dhimbjeje.                   

“Minatori im, gladiatori Kujtim Prende, pa më thënë, i dha menjëherë fletoret mikut të tij, Ilir Malindi, i cili e donte poezinë dhe lexonte shumëçka që qarkullonte në burg. […] E mësoi përmendësh. Ma recitoi mjaft mirë diku në një si ballkon, ndërsa tingujt “r” dhe “rr” dridheshin si në violonçelë. Malet perreth sikur ishin afruar dhe qielli ishte ulur edhe më. E ç’do të donte ne? Duke prekur kokat tona, ndoshta do t’i përgatiste më mirë vetëtimat […] Më mungonte fryma… Gjithçka që u duhej këtu, kafe, çizme, libër, besnikëri, dinjitet, këmishë, një ditë pushimi, e merrnin me dhunë dhe me e meritonin. Ishin gati të përballeshin me më të fortit për të mbrojtur një dobësi”.

             Poezia, e cila mund të jetë vetëm e lirë dhe e pavarur, është kaq mrekullisht marramendëse deri në madhështi në këtë roman, për rolin që i vishet një dënimi (nga diktatura, sepse nuk është në përputhje me dogmat e saj) dhe më pas për katarsin ndër të dënuarit që, me qëllim për të shijuar sadopak atë bukuri, mes tmerrit të burgut, rrëmbejnë shkrimet e protagonistit që t’i deklamojnë mes tyre.

Autorja dhe përkthyesja

Një roman që korrespondon me kuptimin e plotë të fuqisë së fjalës dhe sesi ajo mund të lehtësojë të këqijat e botës sonë të vogël ose dhe t’i zhbëjë. Visar Zhiti, gjithashtu poet, kreu 10 vjet burg të ashpër për poezitë e tij “dekadente dhe intimiste” gjatë diktaturës shqiptare.   

Dhe është poezia ajo që frymon gjithandej në libër, duke iluminuar në burg dhe terrin.

Përgatiti dhe përktheu nga orgjinali

Eda Agaj Zhiti                      

                 

Botime të poetes Antonella Caggiano