Një shans për zjarrpushim dhe paqe?


GRAFIKU këtu tregon humbjet ruse, në vetëm pak ditë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.
Ndërkohë megjithë sulmet e rënda të natës së djeshme, asnjë nga qytetet kryesore ukrainase nuk ka rënë në duart e rusëve.


* * *

Rusofolësit e Ukrainës nuk janë ngritur në favor të Rusisë si ka pritur mbase Putini. Nuk kanë ndodhur dezertimet masive nga Ushtria Ukrainase. Nuk ka ndodhur paniku i popullsisë me ikje masive drejt Perëndimit. Mbi 100,000 të zhvendosur por jo miliona vetë si mendohej. Përkundrazi, vazhdon regjistrimi i vullnetarëve të rinj që organizohen si mbrojtje civile, qytetare. Aty ku do të mundet dhe tërhiqet ushtria do të vazhdojnë ata.Mbi 200 ushtarë rusë të kapur robër, janë lejuar të flasin me familjet e tyre në telefon. Sipas burimeve ukrainmase familjet nuk dinin që fëmijët e tyre ishin dërguar në Ukrainë.Mijeëra ushtarë rusë kanë mbetur pa ushqime dhe karburant. Sistemi i furnizimit të ushtrisë ruse nuk ka funksionuar si duhet. Menaxhues strikt, të pakorruptuar, me guxim dhe plane të kujdesshme nevojiten për të mbajtur gjallë një operacion sulmi. Nuk mjafton vetëm trimëria dhe armët moderne. Në mungesë të efikasitetit në transport dhe furnizim nga ushtria, nevojitet një popullsi dashamirëse. Askush nuk do t’i ndihmojë ushtarët rusë, në Ukrainë. Përparim nuk duket se ka as në dy krahinat ku Rusia ka pritur suksesin e padiskutueshëm ushtarak dhe publik.

* * *

Sanksionet ekonomike nga bota janë të jashtëzakonshme. Bllokimi i mekanizmit SWIFT do të pengojë transfertat bankare nga jashtë. Jo vetëm që e gjithë BE-ja u bashkua në këtë vendim, por çdo vend i NATO ka pranuar të dërgojë ndihma ushtarake. Edhe Greqia ortodokse, me një traditë më të gjatë miqësie me Rusinë, ka dërguar dy aeroplanë C-130 me mjetet ushtarake për të ndihmuar Ukrainën.Përveç Serbisë, asnjë vend tjetër në Europë nuk ka mbetur pa dënuar sulmin e Rusisë dhe treguar solidaritet me Ukrainën.Mbit ë gjitha vendimi i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, dhe BE-së për të ngrirë asetet e Bankës Qendrore Ruse do të sabotojë këtë të fundit nga përpjekjet për të stabilizuar Rublën, që edhe ashtu pritet të pësojë një rënie dramatike si ajo e viteve 1990, ku Rusia u shpëtua nga miliardat e Perëndimit.

* * *

Sot, duket se Rusia ka kërkuar bisedime pa kushte, në një qytet të Bjellorusisë dhe pritet që Ukraina të pranojë. Kërkesat për bisedime janë shpesh thjesht metoda psikologjike për të luajtur me moralin e kundërshtarit. Mirëpo, ndoshta ka, dhe duam ta besojmë, një shans për paqen, përpara se kjo çmenduri të vazhdojë më tej.

Nuk ka asnjë problem në Ukrainë që nuk mund të zgjidhet me mjete politike dhe demokratike. (Ruben Avxhiu)