Sot, në mëngjes e dashura jonë Marilda Seraj humbi luftën që po bënte prej më shume se një viti me sëmundjen e kancerit. Patëm fatin e madh të njihnim një shqiptare të mrekullueshme, me forcë dhe dashuri për jetën, por që për fat të keq ishte diagnostikuar me kancer në një fazë shumë të përparuar të sëmundjes. Me gjithë guximin e saj, ndihmën e madhe mjekësore të spitalit Brigham and Women Hospital, Dana-Farber Cancer Institute, te doktorit tone Agim Aliaj, dhe të gjithë bashkëatdhetarëve, të cilët nëpërmjet nesh dhuruan ç’ka munden për shërimin e saj, nuk u arrit dot më e mira.
Ajo na la buzëqeshjen, këshillat për shqiptarët që të kontrollohen sa më shpesh dhe shembullin e një trimëreshe, që nuk u dorëzua deri në ditët e fundit të luftës. Përkrah pati gjithë kohën bashkëshortin e saj Paschalis dhe anëtarët e tjerë të familjes. Nje falenderim i madh shkon tek Mark Kosmo per ndihmen e pakursyer.
E dimë që na buzëqesh edhe prej qiellit ku fluturoi për tu prehur në një vend plot dritë, ashtu si drita që ajo rrezatonte. Do jetë gjithnjë mbrojtësja e shoqatës sonë “Albanians Fighting Cancer- USA” ashtu si ndihmoi edhe të sëmurë të tjerë gjatë muajve të qëndrimit të saj në Boston.
Me dashurinë dhe adhurimin më të madh përulemi para jetës së saj të shkurtër, por të mbushur me dashuri.
(Albanians Fighting Cancer USA)