Prishtinë, 13 shkurt 2024 – Një grua e ka humbur jetën të martën në Qendrën e Skitarisë në Brezovicë. Viktima, një shtetase e huaj e moshës 54-vjeçare, e ka humbur jetën në pjesën e quajtur “Foleja e Shqiponjave”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se e ndjera ka pësuar nga rrëshqitja e një orteku të borës..
“Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim-shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Veseli.
Shërbimi për Kërkim dhe Shpëtim Malor i Kosovës njoftoi se në orën 16:30 e ka pranuar një thirrje për ndihmë në pjesën e quajtur “Foleja e Shqiponjave, e cila njihet si zonë e rrezikshme për shkak të shkëputjes së ortekëve të borës.
“Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve, por pas mbledhjes së informatave është identifikuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimtë”, thuhet në njnoftimin e këtij shërbimi në Facebook.
Ekipet e shpëtimit ia kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore viktimës në vendin e ngjarje, por ia kanë dalë ta mbajnë në jetë.
“Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatores, shtetase e huaj”, njoftoi Shërbimi për Kërkim dhe Shpëtim Malor.
Ky shërbim u bëri thirrje skitarëve që të kenë kujdes gjatë rrëshqitjes jashtë shtigjeve zyrtare, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
(r.m.)