Mbi librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999″
Nga Keze Kozeta Zylo
Të shkruash librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999″, me tri vëllime eshte si të shkosh mbrapsht dy shekuj dhe fizikisht ti s’ke mundësi kurrë, por Gjenocidi që është ushtruar mbi trojet tona të çon atje, të çon si një dëshmitar okular dhe studjues skrupuloz.
Autori Rrustem Berisha ka hulumtuar mbi 15 vite dhe i ka sjellë botës përbindshat, qikllopët me një sy në ballë, kuçedrat që presin ujin, i ka sjellë botës krypërbindshin sllobodan milloshevicin që me siguri duhet të jetë në ferr.
Libri na tregon me deaje politikat shfarosëse serbomalazeze.
Nëpërmjet qindra dokumenteve autori Berisha sjellë para publikut botëror kalvarin e vuajtjeve të popullit shqiptar, masakrat barbare, që mjerisht bota hesht, Europa bën veshin shurdh.
Në këtë libër përpirës dhe tejet të dhimbshëm të duket vehtja sikur po sheh një film horror që personalisht nuk jam aq e fortë sa t’i shoh deri në fund, por jo, jo duhet t’i vazhdoja t’i lexoja vëllimet se ishte gjaku im, Gjuha ime, Kombi im, motrat dhe nënat që përdhunoheshin nga serbët, fëmijëve që iu pritej koka dhe piqej në tava për t’i ngrënë për darkë, burra që iu prisnin fytin me thikë, djem që iu vihej benzina në publik dhe digjeshin në sytë të tyre.
Ja këto nuk më linin pa i lexuar, këto masakra çnjerëzore më bën të vi këtu dhe të denoncoj publikisht gjenocidin serb, malazes, grek e natyrshëm do të mbetemi demonstratave, në Shtepine e Bardhë, në Kongresin Amerikan dhe kudo ku janë kancelaritë atje ku vendosen fatet tona, fatet e shqiptarëve.
Askush nuk kërkon falje, as greku për gjenocidin në Çamëri, as serbi për genocidin në Kosovë dhe më gjerë. Le të kujtojmë Gjermaninë e cila pas Luftës së Dytë Botërore zhvilloi “Gjyqin e Nurembergut”, ku ndoqi penalisht të gjithë kriminelët qe shkaktuan Holokaustin.
Nuk është e lehtë të dëshmosh dhe studiosh krimet makabre që kanë ndodhur mbi kurrizin e popullit shqiptar. Sikur vetëm një shembull të sjellim që vetëm në vitet 1912-1913 janë vrarë mbi 500 000 mijë shqiptarë, dhe populli shqipar ka qenë drejt zhdukjes…
Per egzistencën e Kombit tonë duhet t’i jemi mirënjohës popullit amerikan presidentit Willson i cili më 4 korrik 1918, tek e takoi Imzot Nolin gjatë vendosjes së kurorave me lule tek varri i presidentit George Washington, kërkesës së Atit shpirtëror të shqiptarëve, themeluesit të Kishës Autoqefale dhe bashkëthemeluesit të Vatrës, për të shpëtuar Shqipërinë që rrezikohej, zhbëhej, i tha se: “Zëri dhe vota ime do të jenë në mbrojtje të Kombeve të vegjël, si Shqipëria”. Pas takimit Noli i shkroi kryetarit të Vatrës, Kolë Tromarës: “E takova tri here persidentin Wilson, të tria herët më tha: Një votë timen dhe zërin tim do t’i përdor për t’i mbrojtur shqiptarët”…
Miqtë duhet t’i mbajme afër, mirënjohës dhe të dimë mirë të bashkëpunojmë me ta.
Autori sjellë të vërtetën e madhe historike të gjenocidit serbomalazez. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që kufizohen nga vetëvehtja, sepse u janë rrëmbyer territore, dhe mjerisht bota vazhdon të hesht.
Tri vëllimet e autorit Rrustem R. Berisha, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i tokave shqiptare, 1800-1999” jane pasuri kombëtare dhe sensibilizim për të gjithë shqiptarët dhe vecanërisht politikanët që të denoncojnë krimet serbe dhe se ata kanë kryer gjenocid mbi Kombin tonë. Krimet në Kosovë në vitin 1998-´99 ishin krime që nuk kishin ndodhur që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Nga keto krime u trondit bota demokratike, u trondit Amerika dhe fal Presidentit Clinton bota mori vesh se cila ishte Kosova, cili ishte populli me gjuhën më të vjetër në botë. Sa familje u masakruan në këtë luftë të fundit në Kosovë, le të kujtojmë Adem Jasharin ku me të drejtë Bernard Kouchner kryeadministratori i Parë i Kosovës i njohur me historinë e jashtëzakonshme të Jasharëve ka thënë: “Nëse do të kishte çmim Nobel të Lirisë familjes Jashari i takon të parës”.
Heroizmi i kësaj familje kombëtare do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi, sidomos në Ditën e Shenjtë të Flamurit, ngase Adem Jashari ishte burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamuri i Lirisë.
Në këtë luftë u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-së, Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara, pa sjelle eshtrat akoma si te vellezerve Heronjve Bytyqi.
Gordon Harold Smith ishte republikan dhe shërbeu si Senator i Shteteve të Bashkuara nga shteti i Oregonit. Ai u emërua president i Shoqatës Kombëtare të Transmetuesve, Broadcast.
Ai ka thënë se si një republikan, unë votova me Presidentin Clinton vazhdimisht në përpjekjet tona për të shpëtuar miqtë tanë evropianë në Kosovë për të ndaluar gjenocidin. Jam krenar për ato vota..
Edhe gjenocidi ndaj Krahinës së Çamërisë në vitet 1923-1925 sipas planit të “Megalidhesë” ka qënë qe të bëhej spastrim etnik, të shpopullonin Çamërinë nga shqiptarët dhe të ngelej e zbrazët.
Ambasadori Mid’hat Abdyl Frashëri në Athine ne një relacion dërguar Ministrit të Punëve të Jashtëme të Shqipërisë, më datë 31 gusht 1925, i shkruan:
“Në vitin 1922, shqiptarët myslymanë ishin afëro 100.000. Prej këtyreve 35.000 frymë u përzunë nga dy prefekturat Kostur (24 katunde) dhe Follorinës (14 katunde), dhe gati 20.000 nga Janina, Preveza, Parga…Pasuria e tyre, ku vetëm ajo e Follorinës dhe Kosturit llogaritet në një milion napolon flori, u grabit dhe u rrëmbye prej Greqisë”
A mund të heshtim me situatën edhe në këto kohë në Kosovë, e pamundur të heshtim. Pretendimet e serbëve vazhdojnë pa u ndalur, pa pushim… Edhe pse Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, ajo në mënyre huligane rrëmbeu tre policë kosovarë, ndërkohë i quan shtetasit e saj si Milloshevici dhe kjo përbën një mungesë të theksuar serioziteti dhe një uri përbindshi per ta gllabëruar Kosovën. Uria e përbindeshit dhe Genocidi serbo malazes ka filluar qysh në vitin 1800 dhe deri në vitin 1999 sjellë me fakte kokëfortë nga libri me autorin e mirënjohur z. Berisha.
Jam e sigurtë se pena të tjera do të vazhdojnë të hulumtojnë rreth Holokaustit serb, ndërkohe s’do të desha kurrë të vazhdonte kjo urrejtje me shekuj nga serbët ngase ata po vazhdojnë të mbajnë peng Veriun e Kosovës ku duan ta gllabërojne në se ju jepet mundësia një orë e më parë. Ndaj librat e vërtetë si i zotit Berisha në fjalë janë dëshmi dhe histori drithëruese që duhen treguar, studjuar në programet shkollore derisa bota dhe qarqet diplomatike të zgjohen dhe t’i japin të drejtë dhe shteteve të vogla, por që kanë të drejtën dhe barazinë si shtetet e mëdha që kanë fatet e popujve në dorë.
Ne duhet te vendosim Paqen mes vedit se siç thotë Shenjtorja e botës Nënë Tereza se:
“Nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh për shkak se kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit.”
Shpresoj shumë tek populli i Kosovës, luftëtarët e saj, ish të burgosurit si Albin Kurti Kreministër i Kosovë mbyllur për 15 vjet në qelitë serbe se do të bejë zgjidhjen e duhur për vendin e tij dhe tonin. Besoj siç thotë Martin Luther King në pranimin e Çmimit Nobel për Paqe, 10 dhjetor 1964, se ka ende shpresë për një të nesërme më të ndritshme… Unë ende besoj se një ditë njerëzimi do të përkulet para altarëve të Zotit dhe do të kurorëzohet triumfues mbi luftën dhe gjakderdhjen.
Kumtesa për promovimin e librave të autorit Rrustem R. Berisha, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999″.
Autorja është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marre titullin: Kalores i Urdhrit te Flamurit nga Presidenti I Republikes se Shqiperise.
15 korrik, 2023
Qendra “Nënë Terezë”, Harstedale, New York