Referate me vlera dhe diskutime interesante mbi librin e fundit, “Këpuca e aktorit” si dhe një bisedë e hapur me autorin
Nga Mira Përzhita
“Kepuca e aktorit”, nje nga romanet te fundit te autorit Visar Zhiti mblodhi ne biblioteken e Doëners Grove te Chicagos, te shtunen e kaluar dhjetera krijues, intelektuale, dashamires te librit si dhe miq dhe te aferm te autorit, nderkohe qe gjeografia e pjesemarrjes ishte shume e gjere, me shqiptare te Maqedonise , te Malit te zi , te Kosoves, Camerise si dhe nga veriu dhe jugu i Shqiperisë. Vete autori eshte shprehur “se po behemi Shqiperi ketu e madhe ne zemer”.
Edhe njehere “Klubi i Librit” ne Chicago, organizator i ketij takimi letrar e ka kthyer vemendjen tek libri ku ka qene i pranishem dhe vete autori, i cili prej me se dy vitesh jeton ne Chicago.
Nje nga drejtuesit e “Klubit te librit” Taip Beshiri e ka cilesuar takimin promovues si nje ngjarje letrare, qellimi i te cilit eshte te preke nje audience me te gjere se sa vetem miq te autorit, per ta ftuar dhe orientuar lexuesin drejt nje libri me vlere. Z.Beshiri ne fillim ka lexuar dhe mesazhin pershendetes qe Lidhja e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane ka derguar per klubin letrar. Mesazhi i ardhur, nder te tjera, ka perkrahur inisiativen e ndermarre per perurimin e librit dhe deshiron qe kjo inisiative te perhapet dhe ne shtete te tjera, nderkohe qe autorin e ka konsideruar si ambasador te librit.
Nje tjeter drejtues i klubit Jani Gjoni mbasi foli mbi disa nga vlerat e librit moderoi gjithe promovimin. Ai ka ftuar se pari Odise Priftin, i cili ka bere nje pershkrim te biografise se Visar Zhtit , duke u ndalur ne periudhen e burgut, pasburgut si dhe te jetes se tij ne Amerike. Ai ka shpalosur gjithashtu profilin e tij si krijues dhe figuren e tij dimensionale si publicist, politikan diplomat dhe perkthyes.
Nje veshtrim kritik te detajuar ka dhene Dr Minella Aleksi , te cilin me pare e ka botuar ne “ExLibris”. Ai i ka informuar te pranishmit se libri eshte ndertuar ne formen e nje triologjie, ne te cilen perfshihen tri harqe historish, nje liber ku kronika historike dhe imagjinata trilluese e autorit ngerthejne nje shekull histori. Me pas Z.Aleksi ka nenvizuar natyren autobiografike te romanit, rolin e simbolit te kepuces ne liber si simbol qyteterues per njerezimin si dhe ndertimin e karaktereve si misherim artistik i realitetit dhe eshte fokusuar ne vijim ne persosmerine artistike te librit.
Inxhinier Artan Nati i ka futur te pranishmit ne nje tjeter rrjedhe diskutimi duke shpalosur lidhjet e vepres me mithologjine dhe historine e politiken.
Milto Scrami inxhinier ne profesion por me pasionin e nje kritiku letrar ka dhene gjithashtu vleresimet e tij per vepren. Perballe dilemes se cfare metode krijuese ka perdor autori, ai e gjen romanin si narrativ tradicional, postmodernist, modernist por edhe te realizmit magjik dhe me tonet e letersise ekzistencialiste.duke i meshuar faktit se “Kepuca e aktorit” i ka te gjitha dhe ne vijim e permbyll mendimin se ne liber historia vjen si aktualtet dhe aktualiteti si histori ,
Ne nje optike krejt ndryshe referuesi i rradhes Dr Ernest Nasto ka folur mbi “Kepucen e aktorit”. Ai e ka pare librin si nje nderthurrje dhe rivalitet te hirit hyjnor (dmth te perendise dhe rruges se natyres dhe ka hequr paralele me filmin e famshem te vitit 2011 “The life of Tree”. Ne vijim te optikes se tij te botekuptimit kristian ai ka dhene skena dhe personazhe ne te cilat kjo misherohet me se miri. Por mbi te gjitha ai ka pohuar se vete autori ka zgjedhur hirin sepse sipas tij ai eshte vete deshmi e gjalle e menyres se jetuarit me hir qe duhet te jete inkurajim dhe frymezim per te gjithe.
Nje nga miqte e autorit, Dr Xhabiri, i cili per fat te keq nuk ka mundur te jete prezent ne promovim ka derguar nje mesazh pershendetes per autorin dhe te pranishmit ne salle. Mesazhi ka patur notat e nje ftese per te lexuar librin pasi do te perfitonin nje shije te kendshme gjate leximit te tij, duke nenvizuar gjithashtu se” Kepuca e aktorit” eshte nje liber historie kombetare dhe psikologjie njerezore.
Eda Agaj Zhiti bashkeshortja e autorit e ka marre fjalen perpara pjesemarresve per te treguar si eshte shkruar romani. Ajo ka rrefyer disa sekrete qe e kane shoqeruar ate dhe autorin gjate procesit krijues. Ajo ka pohuar se romani eshte shkruar dhe rishkruar 4 here ku jane bere retushime te nevojshme derisa libri ka ardhur ne perfundim ne formen qe eshte sot. Gjithashtu Eda permes humorit ka rrefyer se as nderhyrjet e saj nuk e kane devijuar dot autorin nga rrjedha e intriges dhe besnikeria ndaj kredos se tij krijuese.
Me pas perurimi i librit eshte shnderruar ne nje bisede me autorin dhe diskutim te lirshem.
Gezim Basha, profesor ne nje kolegj te Wisconsin eshte shprehur se e ka ndjere privilegj ardhjen e tij ketu dhe e ka cilesuar takimin mbreselenes per te. Vecanerisht ai ka vleresuar nivelin e larte te referateteve te mbajtura ne promovim, nderkohe qe i ka meshuar mendimit se letersia eshte emocion dhe duhet te shijohet si e tille.
Nuk ka nguruar ta marre fjalen dhe bashkatdhetari dhe emigranti i hershem Fevzi Sulejmani , ku eshte shprehur me superlativa per personalitetin artistik dhe disident te Visar Zhitit.
Ne fund te takimit shkrimtari Visar Zhiti ka shprehur mirenjohjen dhe falenderimet e tij ndaj organizatoreve te aktivitetit letrar , referuesve si dhe te gjithe te pranishmeve ne salle. Autori ka dhene gjithashtu si nje pasaporte krijuese, autografet e tij per lexuesit e librit.