Në emrin tim dhe të familjes sime përgëzoj zotin Bajram Begaj për zgjedhjen si Presidenti i ri i Shqipërisë.
Presidentit Begaj i uroj sukses në këtë detyrë vendimtare, në mbrojtjen e Kushtetutës, demokracisë dhe sigurisë së Republikës së Shqipërisë.
Uroj që të përmbushë me sukses përgjegjësitë e postit të Presidentit, të cilat kanë rëndësi jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë, por për bashkatdhetarët tanë kudo ku jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë.
Presidenti Begaj nuk u zgjodh me votat e opozitës, e cila e zhgënjyer nga procesi, e bojkotoi seancën e votimit. Pavarësisht nga kjo unë shpresoj se Presidenti i ri do të veprojë si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve dhe se do të vendosë Kushtetutën dhe interesin kombëtar mbi gjithshka.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar!
Harry Bajraktari