Një viktimë e zjarreve në Kosovë

Prishtinë, 4 gusht 2021 – Zjarret që e kanë përfshirë Kosovën javën e fundit kanë marrë jetën një burri nga Novosella e Malishevës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ndjeri ka vdekur gjatë përpjekje për të shuar zjarrin që e kishte përfshirë stallën e bagëtive të tij. Dyshohet se ai ka vdekur nga asfiksia.

“Viktima, mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në Qendrën e Kujdesit Mjekësor Familjar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e kësaj vdekjeje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të martën, autoritetet njoftuan se në Kosovë janë aktive edhe katër vatra të zjarrit, nga 50 sosh sa kanë qenë në fund të javës së kaluar.

Zëdhënësu i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj, that ë mnartën se vatrat aktive të zjarrit janë në rajonin e Suharekës, në rajonin e Prizrenit, në Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna” dhe në Janjevë të  komunës së Lipjanit.

Ekipet e zjarrfikësve të ndihmuar nga ekipet e emergjencave po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarreve. Në zonën e Rugovës janë angazhuar edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në operacion është përfshirë edhe misioni i KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se të gjitha kapacitetet humane e teknike janë vënë në shërbim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe të pronës së tyre.

Sipas vlerësimeve të para, shkaktar i shpërthimit të zjarreve të ditëve të fundit nëKosovë është faktori  njeri. Dy persona janë arrestuar deri më tash për shkaktimin e zjarreve.

Ata do të përgjigjen për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

(r.m.)