Njoftimet më të fundit lidhur me udhëtimet, të dala nga Departamenti Amerikan i Shtetit – Byroja e Çështjeve Konsullore

Avokati Kieran Both

Çështje të Emigracionit: Për ju Avokati Kiran Both

 

Informacion për nënshtetasit amerikanë që nisen nga Shqipëria drejt SHBA-së:

Duke filluar nga data 6 dhjetor, 2021, të gjithë pasagjerët e moshës nga dy vjeç e lart që do të fluturojnë nga Shqipëria drejt SHBA-së, pavarësisht nga nënshtetësia apo statusi i vaksinimit që kanë, duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19-ën të kryer jo më vonë se një ditë kalendarike nga dita e udhëtimit. Përndryshe, personat që do të udhëtojnë drejt SHBA-së duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm, të dhënë nga një mjek apo organizatë shëndetësore e liçencuar, që dëshmon që gjatë periudhës 90 ditore që i paraprin udhëtimit, kueta persona janë shëruar nga COVID-19-a. Më 30 gusht, 2021, Këshilli Evropian i futi Shtetet e Bashkuara në “listën e kuqe” të COVID-it, duke u rekomanduar kështu vendeve anëtare të BE-së të kufizojnë hyrjen e atyre udhëtarëve nga Shtetet e Bashkuara të cilët nuk janë në gjendje të paraqesin prova të vaksinimit me njërën prej vaksinave të miratuara nga BE-ja, ose që nuk bëjnë pjesë në kategoritë e veçanta që bëjnë përjashtim. Nuk ka udhëzime specifike nëse shtetet anëtare të BE-së do të pranojnë si dëshmi të vaksinimit kartat e lëshuara nga CDC-ja. Pavarësisht se ambasadat amerikane përpiqen t’u japin udhëtarëve të rejat më të fundit, udhëzimet ndryshojnë shpejt dhe shpesh. Prandaj, nënshtetasit amerikanë, përpara se të udhëtojnë, duhet të kontrollojnë vetë me shumë kujdes të gjitha kërkesat dhe kufizimet aktuale të hyrjes të vendosura nga secili prej shteteve anëtare të BE-së ku kanë ndërmend të shkojnë. Gjithashtu, përpara udhëtimit, është mirë të konsultoheni direkt me linjat ajrore ose kompanitë e tjera që ofrojnë transport, lidhur me të rejat më të fundit që kanë të bëjnë me çfarw kërkohet për të hipur në avion si dhe për të hyrë në vendin përkatës.

 

Udhëtimi drejt Shqipërisë:

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-ja) ka nxjerrë një njoftim për shëndetin sipas të cilit shkalla e rrezikut nga COVID-19-a në Shqipëri është e nivelit 3 (i lartë). Rreziku për t’u infektuar me COVID-19 dhe për të patur simptoma të rënda mund të ulet në rast se i keni marrë të gjitha dozat e njërës prej vaksinave të autorizuara nga FDA. Përpara se të ndërmerrni çfarëdolloj udhëtimi, ju lutemi të rishikoni rekomandimet specifike të CDC-së për udhëtarët plotësisht të vaksinuar dhe për ata të pavaksinuar. Shqipëria ka konfirmuar se brenda kufijve të saj ka patur më shumë se 149,000 raste me COVID-19. Fluturimet në Shqipëri rifilluan më 15 qershor 2020. Ambasada e SHBA-së rekomandon që të kontaktoni kompaninë ajrore për t’u informuar lidhur me kufizimet që kanë të bëjnë me hipjen në avion, veçanërisht për udhëtarët të cilëve u duhet të kalojnë tranzit në zonën Shengen, pasi rrethanat mund të ndryshojnë me shpejtësi dhe janë transportuesit ajrorë ata që vendosin në mënyrë përfundimtare se kush do të hipi në avionët e tyre dhe kush jo.

Shqipëria e ka rritur numrin e personelit mjekësor në të gjithë pikat kufitare. Po vihen në zbatim masa qoftë për kontrollin e simptomave qoftë për futjen në karantinë.

Më 1 qershor, 2021 qeveria e Shqipërisë nxorri një deklaratë që përmbante udhëzime për nënshtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri. Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) të Shqipërisë https://punetejashtme.gov.al/

Qeveria shqiptare ka shpallur që:

  • Duke filluar nga data 6 shtator 2021, të gjithë udhëtarët që kalojnë tranzit ose aplikojnë për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, të moshës gjashtë vjeç e lart, duhet të plotësojnë një nga tre kushtet e mëposhtme:  
    • Të paraqesin një pasaportë vaksinimi ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më vonë se dy javë nga data e hyrjes në Shqipëri.  
    • Të bëjnë një test PCR negativ brenda 72 orëve ose një test të shpejtë të antigjenit brenda 48 orëve, ose 
    • Të paraqesin dokumentacionin e lëshuar nga një mjek i liçensuar, që dëshmon që personi në fjalë është shëruar nga COVID-19-a gjatë periudhës 6 mujore që i paraprin udhëtimit.   

Nënshtetasit amerikanë banues në Shqipëri që rikthehen aty dhe nuk kanë një nga dokumentet e lartpërmendura duhet të vetë-izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetin shëndetësor përkatës në mënyrë që të bëjnë një test në mbarim të periudhës në fjalë. 

Duke filluar nga data 1 shtator 2021, orari i kufizimit të lëvizjeve për qytetarët do të jetë nga ora 23:00 deri në orën 6:00. Bareve, restoranteve, lokaleve fast-food, dhe shërbimeve të ngjashme, nuk u lejohet të ushtrojnë aktivitetin e tyre nga ora 23:00 deri në orën 6:00, me përjashtim të rasteve të shërbimit në banesë.  Mosrespektimi i këtij rregulli mund të rezultojë në një gjobë deri në 700,000 lekë (afro $7,000.00).  Portali e-Albania duhet të përdoret për të kërkuar leje speciale për lëvizje brenda këtij orari. 

Duke filluar nga data 1 shtator 2021, mbajtja e maskave në ambjente të mbyllura është e detyrueshme për çdo individ nga mosha 11 vjeç e lart.  Mbajtja e maskave është gjithashtu e detyrueshme në ambjente të hapura në rastet kur mbajtja e distancës sociale prej 2 metrave nuk është e mundur. Moszbatimi i këtij rregulli dënohet me gjobë deri në 3,000 Lekë. 

Kufijtë tokësorë të Shqipërisë janë tashmë të hapur, por disa nga vendet fqinjë kanë në fuqi kufizime lidhur me udhëtimin të cilat mund të prekin nënshtetasit amerikanë. Nëse dëshironi të udhëtoni në një prej vendeve fqinjë, ju lutemi të vizitoni faqen e internetit të ambasadës së SHBA-së në vendin përkatës fqinj ku jepen të rejat më të fundit që lidhen me COVID-19-ën, në mënyrë që të merrni më shumë informacion mbi kufizimet e veçanta që prekin nënshtetasit amerikanë.

Faqja e internetit e Ambasadës Amerikane në Kosovë  https://xk.usembassy.gov/coronavirus/

Faqja e internetit e Ambasadës Amerikane në Mal të Zi https://me.usembassy.gov/covid-19-information/

Faqja e internetit e Ambasadës Amerikane në Maqedoninë e Veriut https://mk.usembassy.gov/covid-19-information/

Faqja e internetit e Ambasadës Amerikane në Greqi https://gr.usembassy.gov/covid-19-information/

Faqja e internetit e Ambasadës Amerikane në Itali 

https://it.usembassy.gov/covid-19-information/

Kur dilet jashtë vendit, hyrja në hapësirat e aeroportit do t’u lejohet vetëm pasagjerëve të pajisur me biletë udhëtimi. Personave shoqërues nuk do t’u lejohet hyrja. Mosrespektimi i këtij rregulli mund të çojë në gjobë deri në 3,000 lekë. (afro $30.00).

U urojmë lexuesve si dhe stafit të gazetës Illyria shëndet dhe t’i kalojnë sa më gëzueshëm festat e fundvitit.  

Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nёmёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është [email protected]