Dy ditë pas Kuvendit të 11 dhjetorit, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i është drejtuar me një kërkesë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano ku i kërkon informacion në lidhje me rrethimin e selisë së PD me forcat speciale të policisë, RENEA dhe FNSH, gjatë asaj dite.
Noka nënvizon se “ky veprim nga ana e policisë së shtetit konstatohet për herë të parë në 31 vite pluralizëm ku forcat policore në mënyrë të kundraligjshme përfshihen në një situatë të brendshme të një parti politike në Shqipëri”.
Për këtë arsye, Noka i kërkon zotit Nano informacion se cilat janë arsyet, informacionet për këtë veprime, nga i kanë ardhur dhe cili është institucioni që ka kërkuar përqëndrimin e forcave policore pranë selisë së PDSH-së.