Një pallat në lagjen “Gurra” të Lezhës është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të mëdha në 4 apartamente
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (8 shtator), rreth orës 23:00. Flakët janë shkaktuar nga prania e një sasie të konsiderueshme polisteroili, që ndodhej afër pallatit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta sipas banorëve, të cilët kanë nisur të rikuperijnë vetë dëmet e shkaktuara.
Ata shprehen se askush nuk po iu përgjigjet për ndihmë.
“Zjarri na tmerroi në orën 22:30 me 23:00 të natës. Hyri tymi në dritare, nuk dinim çfarë po ndodhte. Pastaj mori flakë gjithçka. Shtëpitë tona janë bërë për kiamet. Dëme kemi mjaft, jemi pensionistë, nuk e përballojmë dot. Jemi zhgënjyer që nuk erdhi dikush të na kërkojë ndjesë. Kam shkuar në Bashki, akoma nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje“, thotë banorja.OraNews