“Nxehet” ambasadorja amerikane Kim, “shtrydh” Bashën dhe Berishën

Mesazhe të prera dhe të qarta ka dhënë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pas takimit të zhvilluar në selinë blu me kryedemokratin Lulzim Basha

Deklarata e ambasadores amerikane Juri Kim:

Sapo jam kthyer, u ktheva vetëm disa orë më parë nga Uashington, DC, ku pata mundësinë të bisedoj me udhëheqës të agjensive të ndryshme, përfshirë Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Drejtësisë dhe institucione të tjera. Dhe, sigurisht, pata mundësinë të përditësoj drejtuesit dhe kolegët e mi mbi situatën në Shqipëri. Mendova se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që të vija menjëherë në Partinë Demokratike për të ndarë me ta atë që mësova në Uashington dhe se çfarë do të bëjmë nga ky moment. I thashë Kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të punuar akoma më ngushtë me Partinë Demokratike. Ashtu si të gjithë e dinë, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të fortë, të veçantë me Partinë Demokratike që prej fillimit. Ne ishim pranë Partisë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të kemi mundësi të festojmë prapë kur ajo të marrë pushtetin sërish. Demokracia përkufizohet nga ekzistenca e një partie opozitare të suksesshme dhe të fortë. Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike por është një çast i përkohshëm, është një mundësi dhe shpresa jonë si Shtete të Bashkuara është se Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar, dhe do të jetë sërish në pozita për të fituar zgjedhjet.

Do doja gjithashtu të konfirmoja se në këndvështrimin e Uashingtonit, ne jemi seriozë sa s’bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, dhe do të vazhdojmë të ecim përpara, dhe do të vazhdojmë ta luftojmë këtë problem kudo që e gjejmë atë, pavarësisht nga hierarkia, pozicioni apo partia.

Kam parë disa raportime shqetësuese sipas të cilave ajo që ka ndodhur në lidhje me përcaktimin nga Departamenti i Shtetit, qenka një lloj sulmi ndaj sovranitetit të Shqipërisë. Është diçka faktikisht e gabuar dhe është ofenduese. Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti Uillson ishte ai që ngriti zërin dhe tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur. I vetmi ndryshim në atë deklaratë, të cilën e kemi shtuar, është që Shqipëria duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por duhet të jetë edhe sovrane dhe demokratike. Ndaj atyre që janë përpjekur ta vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit të Shqipërisë do t’iu thoja “E keni gabim!” Populli Shqiptar e di që e keni gabim. Pozicioni ynë për këtë çështje, të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk do të ndryshojë asnjëherë, pozicioni ynë për rendësinë që ka Partia Demokratike nuk do të ndryshojë asnjëherë.

Ka shumë punë për të bërë në ditët, javët dhe muajt që vijnë. Është thelbësore dhe është shumë mirë që Partia Demokratike është kthyer në parlament plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar zgjedhje më të mira herën tjetër, për të trajtuar mangësitë që u identifikuan në raportin e ODIHR-it. Ka edhe punë për të bërë për reformën territoriale, ka punë për të bërë kundër korrupsionit. E gjitha kjo kërkon një Parti Demokratike të fortë, të bashkuar që ecën përpara dhe nuk mund të ecësh përpara me një këmbë të ngecur tek e kaluara.

Si gjithmonë, presim me kënaqësi të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin Shqiptar, me Partinë Demokratike, duam të shohim nga e ardhmja. Ndaj, le të ecim përpara. Shumë faleminderit.

###

Mes të tjerash, kryediplomatja amerikane vuri theksin te zhvillimet e fundit në selinë blu, duke thënë se duhet të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe që të ecë përpara.

Me një mesazh të nënkuptuar, ambasadorja Kim iu drejtua dhe demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ecë përpara, nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën, ndërsa shtoi prerë se “ata që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptar, e kanë gabim”!

“Kam parë disa raporte shqetësuese se ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore të korrupsionit, ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Në fakt është e gabuar dhe është ofenduese. Do i kujtoj të gjithëve se në fakt se në 6 maj 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej nga faqja e dheut, presidenti Willson nuk pranoi. E vetmja ndryshim nga ajo deklaratë, është se Shqipëria do të veprojë sovrane. Atyre të cilëve synojnë që të vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit shqiptar, them se e keni gabim. Populli shqiptar e di që ju e keni gabim.

Pozita jonë ndaj sovranitetit dhe sa i përket PD nuk ka për të ndryshuar. Përpara ditëve, javëve e muajve, mbetet shumë punë për t’u bërë. Është vërtet thelbësore dhe e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend me forca të plota. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Për të trajtuar të gjitha mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Ka gjithashtu punë që duhet bërë për sa i përket reformës territoriale dhe korrupsionit.

Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara, por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Dhe kështu si gjithmonë ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin, me PD, drejt të ardhmes. Le të ecim përpara”, u shpreh ambasadorja Kim.

(BalkanWeb)

###

Yuri Kim nga SHBA direkt në PD: Me Bashën ndava atë që mësova në Uashington

Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dalë në një prononcim për mediat duke thënë se demokracisë së Shqipërisë i duhet opozita.

Yuri Kim: Sapo jam kthyer nga SHBA-të kur kisha një mundësi që të flisja me liderat të ndryshëm të agjencive, duke përfshirë DASH dhe të Shtëpisë së Bardhë. Kështu u dhashë një panoramë të shkurtër për situatën në Shqipëri. Prandaj mendova se ishte me rëndësi për të ndarë me të atë që mësova në ShBA. I thashë Bashës se SHBA-të janë të angazhuara për të punuar me PD-në. Të gjithë e dinë se SHBA-të kanë pasur një marrëdhënie shumë të fortë në PD.

Demokracia përcaktohet nga të pasurit të një partie të fortë opozitare. E dimë se ky është një moment i vështirë për PD, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar që të rikthehet sërish dhe të fitojë zgjedhjet. Nga perspektiva e SHBA-ve ne jemi seriozë për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmerisë dhe do ta luftojnë pavarësisht partive dhe rangjeve.  

Yuri Kim i jep “zemër” PD-së: Në moment të vështirë, shpresojmë të dalë e bashkuar e të fitojë zgjedhjet

Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim duket sikur i ka dhënë “zemër” Partisë Demokratike lidhur me situatën në selinë blu pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar. .

Ajo para gazetarëve tha se ky është një moment i vështirë për PD-në, por shpreson që PD të dalë më e fortë dhe më e bashkuar që të rikthehet sërish dhe të fitojë zgjedhjet.

Yuri Kim: Demokracia përcaktohet nga të pasurit të një partie të fortë opozitare. E dimë se ky është një moment i vështirë për PD, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar që të rikthehet sërish dhe të fitojë zgjedhjet. Nga perspektiva e SHBA-ve ne jemi seriozë për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmerisë dhe do ta luftojnë pavarësisht partive dhe rangjeve. 

Yuri Kim: PD s’mund të bëjë para me një këmbë në të shkuarën. Punoni për reformën zgjedhore e territoriale

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ishte sot në PD për ti përcjellë kryetarit Basha mesazhet që ka marrë nga Uashingtoni pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Menjëherë pas takimit ambasadorja pati një prononcim për median ku ndër të tjera nënvizoi se PD duhet të lërë pas Berishën dhe të ecë përpara për të punuar mbi reformën territoriale dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ka shumë punë për të bërë përpara ditëve, javëve dhe muajve që kemi përpara.

Është esenciale dhe e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar zgjedhje më të mira herës tjetër për të trajtuar mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR.

Ka punë për tu bërë sa i takon reformës territoriale e kundër korrupsionit. E gjithë kjo kërkon një PD që është e fortë e bashkuar e të bëjë përpara por nuk mund të bëjë përpara nëse njëra këmbë ka ngelur në të shkuarën.

Ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë e PD-në drejt së ardhmes. Le të ecim përpara”

Yuri Kim tha se SHBA është e vendosur për të vijuar luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe nuk do të bëjë asnjë hap pas.

Cenim sovraniteti/ Yuri Kim e prerë: Do luftojmë korrupsionin, ata që vënë shqiptarët kundër SHBA janë gabim

Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në një prononcim për mediat tha se nga perspektiva e SHBA-ve ka seriozitet për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmerisë dhe do ta luftojnë pavarësisht partive dhe rangjeve.

Yuri Kim: Kam parë disa raporte shqetësuese lidhur me atë që ka ndodhur, ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Kjo gjë është e gabuar dhe ofenduese. Kujtoj të gjithë se në maj të 1920, kur gjithë bota donte që gjithë Shqipëri donte të shuhej, presidenti Wilson tha se Shqipëria do të qëndrojë.

I vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është se Shqipëria do të vazhdojë e fortë dhe sovrane. Prandaj ata që tentojnë t’i vënë shqiptarët kundrejt ShBA-ve, u them se jemi gabim. Shqiptarët e dinë se jeni gabim. Pozita ynë lidhur me sovranitetin dhe rëndësinë PD-së nuk ka për të ndryshuar. Sigurisht që ka shumë punë për tu bërë. Prandaj është e rëndësishme që PD është rikthyer në Kuvend.

“Ambicie, respekt, punë grupi”, simbolikat në veshje, Yuri Kim shkon me të bardha në PD

Ambasadorja amerikane Yuri Kim duket se ka pasur me nxitim që menjëherë pas kthimit nga SHBA-të, të takohen me kreun Demokrat, Lulzim Basha për t’i transmetuar ato që ka mësuar nga liderat e saj atje.

Yuri Kim tha se është në mbështetje të Shqipërisë dhe pret që të bashkëpunojë me Partinë Demokratike.

Po ashtu, ajo shtoi që SHBA-të janë seriozë për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmerisë dhe do ta luftojnë pavarësisht partive dhe rangjeve.

Ndërkohë, përpos fjalëve, u vu re edhe një simbolikë në veshjen dhe aksesorët e ambasadores amerikane.

Ajo mbante një çantë ku shkruhej “ambicie, respekt, punë grupi”, si dhe një karficë në formë shqiponje të artë.

Ndërkohë që Yuri Kim ka qenë edhe veshur me të bardha si një shenjë paqeje me PD-në, pas “konfliktit” me ish-kryeministrin Berisha, të cilin SHBA-të e kanë shpallur non grata.  

“Ambicie, respekt, punë grupi”, simbolikat në veshje, Yuri

“Ambicie, respekt, punë grupi”, simbolikat në veshje, Yuri

“Ambicie, respekt, punë grupi”, simbolikat në veshje, Yuri

OraNews

 

One Response to ““Nxehet” ambasadorja amerikane Kim, “shtrydh” Bashën dhe Berishën”

Read below or add a comment...

  1. Albflorida says:

    Çfarë kujton ambasadoria sorosiane në Tiranë se PD duhet të trembet nga qeveria sorosia e president gjumash. E majta në Amerikë u largua me turp nga Afganistani tani do të rallë prapanicën me kombin shqiptar. Basha që mbaroi shkollën me parate e Sorosit e shkatërroi PD duhet të largohet
    Amerika nuk ka punë në punët e mbrenshme të një shteti tjeter apo partie.Berisha nuk trembet nga Sorosi dhe sherbetorët e tij. Ambasadorë larg duart nga Partia Demokratike. Po që se keni faktë për doktor Berishën dergoj në gjykatat shqiptare ndryshë pusho.