Nga Qemal Zylo
Asambleisti i shtetit të Nju Jorkut John D. Zaccaro, Jr bëri betimin si Asambleist i zgjedhur në Distrikin 80 në Bronx.
Në ketë ceremoni nderonte me pjesëmarrjen e tij Udhëheqësi i shumicës në Senat, Senatori Charles E. Schumer dhe Kongresisti Ritchie Torres.
Ceremonia e inagurimit u organiuzua në teatrin Rotunda, Jacobi Medical Center
(1400 Pelham Parkway South) Bronx.
Asambleisti i shtetit të Nju Jork-ut John Zaccaro u betua për mbrojtjen e kushtetutës para
z. Carl E. Heastie i cili është Kryetari i 100-të i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut.
Me krenari morëm pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm për komunitetin e Bronxit dhe më gjerë. Shtoj këtu se kemi qenë si TV Alba Life në ditën e inagurimit si Asambleist për z.Mark Gjonaj Nderi i Kombit.
Nxënësit nën drejtimin e mësueseve Mehrije Istrefaj Shala dhe Kade Lajqi së bashku me prindërit morën pjesë në këtë ditë, pasi shkolla e Bronxit do të performonte këngë dhe valle në shqip. Ishte krenari të shikoje në skenë me plot konfidencë dhe profesionalizëm nxënësit e shkollës dhe të duartrokiteshin nga politikanë të lartë dhe populli amerikan.
Është shumë e veçantë dhe e rrallë që në një ditë të tillë në ditën e betimit të një politikani amerikan të ketë në program dhe përfaqësues nga komuniteti shqiptar si shkollë shqipe. Kjo flet qartë se populli shqiptar është vital, po dëgjohet në botë më shumë se në çdo shekull dhe Gjuha Shqipe po njihet kudo për historinë e saj dhe rrënjët e thella. Ata kënduan këngën Hymn:
Gjuha Shqipe Gjuha Jonë. Refreni i këngës si: Mezi presim shkollën shqipe/ Që të flasim dhe të mësojmë/ Me shkronjat e alfabetit/ Si ëngjëjt Kombin e mbrojmë/ u shoqërua nën duartrokitje të stuhishme ku ndihej qartë se ata morën vemendjen e amerikanëve dhe të politikanëve.
Programi ishte i pasur në performancë dhe në detaje të tjera. Misioni ynë kombëtar është jo vetëm mësimi i Gjuhës Shqipe, por dhe të përgatisim dhe t’i frymëzojmë për të ecur sa më larg dhe lart në udhën e dijes dhe të drejtimit.
Asambleisti John D. Zaccaro, Jr është nje shembull i shkëlqyer për brezin e ri. Asambleisti Zaccaro e njeh mirë Shkollën Shqipe Alba Life pasi ka qenë për vizitë në ditën e fillimit të mësimit në Bronx për vitin akademik 2022-2023 bashkë me senatoren e shtetit të Nju Jorkut Natalia Fernandez një vajzë e prindërve emigrantë.
Programi ishte realizuar me profesionalizëm dhe kulturë përgatitur nga znj. Ornela Beshiri shefe e kabinetit të Asambleistit të shtetit të Nju Jorkut.
Në emër të Shkollës Shqipe Alba Life i uroj suksese të mëtejshme dhe punë të mbarë Asambleistit më të ri të shtetit të Nju Jork-ut z.John D. Zaccaro, Jr
5 Mars, 2023
Staten Isalnd, New York