Në stilin e Vaso Pashës
Nga dr. Sadik Elshani
O, moj Shqypni, e mjera Shqypni
Mjera ti për këta faqezi
Ta kanë qit kryet në hi
Këta politikanë pa shqyptari
Pa nder e pa burrni
Që veç paranë e kanë Perëndi
Me para s’dinë me u ngi
S’ndigjojnë me veshë, s’shohin me sy
Për interes t’shesin dhe Ty
T’shesin mal e t’shesin det
Veç me i mbush xhepat e vet
Eh, more shqyptarë, n’gjume t’randë keq keni ra
Kur të zgjoheni, Shqypni ma s’ka!
Ç’të gjeti kështu moj Zonjë e Randë
Po a mbeti kush që të th’rret Nanë?!
Philadelphia, më 12 shkurt 2023
Sadik Elshani është doktor i shkencave dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.
Të lumtë pena dhe të shoqërofshin shëndeti dhe sukseset!
Sejdi Veseli, Prishtinë