Uashington, 1 prill 2024 – Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka njoftuar gjithashtu për bisedën telefonike që ka zhvilluar të hënën me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
O’Brien, në një postim në platformën X, ka thënë se me presidenten Osmani ka biseduar edhe për përmbushjen e zotimeve që dalin nga dialogu me Serbinë, duke përfshirë çështjen e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë dhe Asociacionin e komunave me shumicë sëerbe.
“Pata një bisedë të mirë me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, sot. Ne diskutuam për rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare që do ishin me interes për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, si edhe që palët t’i përmbushin të gjitha obligimet nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE – për Kosovën kjo e përfshin Asociacionin”, ka shkruar O’Brien.
https://twitter.com/StateEUR?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1774876637546287236%7Ctwgr%5Ede186d523654f21b1466ee2b01196227fb1a3009%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fobrien-tregon-cfare-bisedoi-presidenten-osmani-permend-asociacionin%2F
Më parë Presidentja Osmani ka njoftuar se gjatë bisedës telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan, James O’Brien, të cilën edhe ajo e ka cilësuar “produktive”, është diskutuar për hapat e Kosovës drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.
Presidentja Osmani ka theksuar se bashkëpunimi me SHBA-të është me rëndësi fundamentale për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë.
A productive call w/ @StateEUR O’Brien today. Emphasised the fundamental importance of working together with our U.S allies in defending our freedom, independence&democracy. We also discussed 🇽🇰’s strides for CoE membership & the full&swift implementantion of the Brussels agrmt. pic.twitter.com/FS600bfddu
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 1, 2024
Të enjten Kosova dhe Serbia pritet të takohen në një raund të ri bisedimesh për zgjidhjen e situatës së krijuar pas rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.
Rregullorja që ka hyrë në fuqi me një shkurt, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi.
Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re.
Javën e kaluar Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës rekomandoi që Kosova të pranohet anëtare e këtij Këshilli. Kjo shkaktoi reagime të ashpra në Beograd. Presidenti Aleksandar Vuçiq e kritikoi ashpër Perëndimin për qasjen ndaj Kosovës, ndonëse me marrëveshjen me të cilën palët janë pajtuar vitin e kaluar ato nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkokmbëtare.
(r.m.)