Hanover (Gjermani), 24 prill 2024 – Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
- O’Briwen, përmes një postimi në platformën “X”, ka bërë të ditur se me kryeministrin Kurti ka biseduar për hapat positive të nevojshëm që duhet t’i ndërmarrë Kosova, duke vënë theksin në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatim të zotimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë progresin urgjent në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti” sot i kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm, ka shkruar O’Brien.
🇺🇸supports Kosovo's path to Euro-Atlantic integration. To move forward, we need implementation of EU-facilitated Dialogue commitments, including urgent progress on the Association of Serb-majority Municipalities. I discussed the positive steps needed with Kosovan PM Kurti today. pic.twitter.com/aCXTVssVFD
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) April 24, 2024
Ditë më parë, O’Brien ka deklaruar se autoritetet kosovare kanë premtuar se do ta themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se SHBA-ja “do të bëjë çdo gjë për t’i përmbushur premtimet”.
Edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të martën, ka theksuar për progress në zbatimin e marrëveshjeve të dakorduasra midis Kosovës e Serbis՞, duke vën٥ theksin n՞ formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
(r.m.)