OKB: 18 milionë ukrainas kanë nevojë për ndihmë humanitare

Gjenevë, 2 nëntor 2023 – OKB-ja paralajmëroi edhe një herë për situatën e rëndë të civilëve në Ukrainë. Gjendja pritet të ashpërsohet nga dimri dhe ngricat.

Sipas OKB-së, rreth 40 për qind e popullsisë së Ukrainës, 18 milionë vetë, kanë nevojë për mbështetje humanitare. Prandaj, shefi i Zyrës së OKB-së për Çështjet Humanitare (OCHA), Ramesh Rajasingham, kërkoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që, me gjithë luftën midis Izraelit dhe organizatës militante islamike palestineze Hamas, nuk duhet të harrohet “nevoja e madhe” për ndihmë që ka Ukraina.

A tha se gjendja më e rëndë në zonat e pushtuara nga Rusia.

“Për shkak të dëmtimit masiv të infrastrukturës thelbësore të vendit, popullsia civile në Ukrainë vazhdon të jetë e prekur nga mungesa e energjisë elektrike, ngrohjes, ujit dhe shërbimeve të komunikimit”, tha Rajasingham, duke cituar koordinatorin e ndihmës emergjente të OKB-së, Martin Griffiths.

Duke pasur parasysh ngricat e forta që priten në dimër, situata është “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Veçanërisht shqetësuese është situata e rreth katër milionë banorëve në zonat e pushtuara nga Rusia, në rajonet e Ukrainës” Donjetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson.

Rajasingham tha se zyra e OKB-së për Çështjet Humanitare (OCHA) “nuk mund t’i arrijë njerëzit atje në masën e duhur”.

Në këtë kontekst, ai vuri në dukje se, sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare, të gjitha palët në luftë janë të detyruara të lejojnë “qasje të shpejtë dhe të papenguar” për dërgimin e ndihmave për civilët në nevojë.

(DW)