OKB paralajmëron ndërprerjen e operacionit humanitar në Gaza, për shkak të mungesës së karburantit

Gaza, 24 tetor 2023 – Agjencia e OKB-së që kujdeset për refugjatët palestinezë (UNRËA) prej fillimit të konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit ka deklaruar se mund të detyrohet të përfundojë operacionet në Rripin e Gazës, nëse nuk arrin më shumë karburant.

“Nëse nuk marrim karburant urgjentisht, do të detyrohemi të ndalojmë operacionet tona në Rripin e Gazës që nga nesër (e mërkurë) mbrëma”, ka deklaruar Juliette Touma, drejtoreshë e komunikimit e agjencisë.

Ndër të tjera, Touma ka thënë se agjencia ka nevojë për shumë më shumë furnizime,  kryesisht me karburant.

Touma ka thënë gjithashtu se gjashtë punonjës të tjerë të UNRËA-s janë vrarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve të stafit të agjencisë që kanë vdekur në Gaza në 35.

(r.m.)