Oligarkët rusë bëjnë thirrje për përfundimin e luftës në Ukrainë

Moskë, 7 mars 2022 – Oligarkët rusë kanë shprehur shqetësimin për pushtimin rus në Ukrainë, ndërsa Perëndimi vazhdon të godasë me më shumë sanksione miliarderët e afërt me Kremlinin, raporton Radio Evropae Lirë.

Manjati rus Oleg Deripaska, i cili njihet për lidhjet e ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, ka shkruar më 7 mars në Tëitter se lufta në Ukrainë duhet të ndalet sa më shpejt që është e mundur.

“Neve na duhet paqja sa më shpejt që është e mundur, pasi tashmë kemi kaluar pikën ku s’ka kthim. E gjithë bota do të jetë ndryshe, edhe Rusia do të jetë ndryshe”, ka shkruar Deripaska.

Edhe manjati tjetër rus, Vladimir Lisin, përmes një deklarate drejtuar punëtorëve në fabrikën e çelikut, ka thënë se jetët e humbura në Ukrainë janë tragjedi dhe vështirë arsyetohen.

Lisin ka bërë thirrje për përpjekje diplomatike për zgjidhjen e konfliktit dhe ka shfaqur shpresën se lufta do të ndalet shpejt

Një ditë më parë, biznesmeni i pasur rus, Oleg Tinkov, ka thënë se ai nuk është më miliarder, pasi ka humbur sasi të mëdha të parave, pas sanksioneve të Perëndimit. Ai u ka bërë thirrje mediave që të mos e quajnë oligark.

Javën e kaluar, Tinkov dhe tre manjatë të tjerë rusë, Mikhail Fridman, Pyotr Aven dhe Aleksei Mordashov, gjithashtu të shënjestruar nga sanksionet e Perëndimit, kanë bërë thirrje për ndaljen e armiqësive  në Ukrainë.

(r.m.)