Prishtinë, 2 qershor 2023 – Partitë opozitare në Kosovë e bëjnë përgjegjës kryeministrin Albin Kurti për situatën e krriijuar në katër komunat veriore të vendit dhe për rrezikimin e marëdhënieve të Kosovës me aleatët perëndimorë, veanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në debatin që po zhvillohet në Kuvend, deputetët e opozitës e akuzuan Kurtin se me veprimet e fundit në katër komunat veriore i ka shtuar tensionet në këtë pjesë të vendit, u ka dhënë argumente Serbisë dhe mbështetësve të saj që kërkojnë autonomi politike e territorial për serbët në veri të Kosovës, e ka kthyer prapa procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë dhe, ç‘është më e keqe, ka rrezikuar prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me aleatët më të mëdhenj të saj, përfshirë aleatin e mbështetësin më të fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen “krye në vete” dhe nuk ishin në bashkërendim me aleatët. Ai tha se sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka dëënuar publiksht këto veprime.
“Për herë të parë na ke sjellë në një situatë të na dënojë publikisht sekretari amerikan i shtetit. Jo vetëm ai, por ai është më e rëndësishmi sepse raporti ynë me SHBA-në është i shenjtë. Nuk të lejojmë ta rrezikosh atë sepse është i shenjtë”, tha Krasniqi.
“Sovranitetin nuk mund ta mbash as në zyrën tënde pa e pasur mbështetjen e SHBA-së”, theksoi ai.
Krasniqi tha se edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës u mbajtëën për shkak të “gabimeve” të Kurtit. Ai tha se kjo ndodhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave të automjeteve të serbëve, të lëshuara nga Serbia, me targa të Republikës së Kosovës, dhe e akuzoi se ky vendim nuk zbatohet assot e kësaj dite.
“Në fund je tërhequr, pse nuk po e përmend?! Nuk ka askund targa. Dhe në fund, çka ka ndodhur? Është dashur të hyje në proces zgjedhor”, u shpreh ai.
Krasniqi e akuzoi Kurtin se kryetarët e komunave në Zveça, Leposaviq e Zubin Potok i ka dërguar në ndërtesat e kuvendeve komunale pa dijeninë e tyre. Ai e akuzoi kryeministrin edhe që kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore nuk ka hyrë në zyrat e Kuvendit Komunal, por në ndërtesën për komunitete, në Lagjen e Boshnjakëve, të banuar me shumicë joserbe.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e kritikoi kryeministrin Kurti për mbajten e zgjedhjeve duke shpërfillur qëndrimet e partive opozitare se këto zgjedhje do të jenë pa asnjë vlerë në qoftë se në to nuk merr pjesë shumica e votuesve.
Abdixhiku tha se LDK-ja kishte vendosur të mos garonte në këëto sepse e kupton se shqiptarët nuk mund t’i përfaqësojnë serbët, të cilët janë shumicë në këtë zonë.
“Ndonëse LDK-ja nuk garoi, ne e kemi mbështetur garën e dy partive politike sepse besojmë që kjo është e drejta e një shteti të pavarur demokratik. Sot, kjo e drejtë e jona, pa Perëndimin e pa aleatë, nuk ka gjasa të ekzistojë”, tha ai.
Kryetari i LDK-së e akuzoi Kurtin se me sjelljen dhe veprimet e tij i ka lënduar rëndë marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se, historikisht, Kosova ka bashkëpunuar me SHBA-në dhe m aleatet e saj për t’i arritur të drejtat e saj dhe theksoi se mungesa e bashkëpunimit dhe e koordinimit të veprimeve “do të ketë dëme të pariparueshme për shtetin e Kosovës, të cilat do t’i vuajmë të gjithë”.
Ai tha se partia e tij “do ta parandalojë me çdo mjet rrëshqitjen strategjike të Republikës së Kosovës”, duke theksuar se “Kosova nuk mund t’i realizojë as të drejtat e saj, pa koordinim me aleatët e saj perëndimorë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e akuzoi Kurtin për “mashtrim” të qytetarëve të Kosovës dhe të aleatëve të Kosovës. Ai tha se Kurti i ka shkelur të gjitha premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
Haradinaj e akuzoi Kurtin sidomos për “mashtrimin” e alatëve që sigurojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ai tha se humbja e besimit te këta aleatë përbën rrezik për Kosovën.
“Mosbesim deri në pabesi nga ana e kryetarit të Qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve të sigurisë që janë ende garanci e sigurisë tonë. Kush përfiton nga kjo, përveç [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit dhe Rusisë?”, tha ai.
Haradinaj u bëri thirrje partive parlamentare që të mbështesin mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kurtit.
“Për këtë ju kërkoj të shkojmë në mocion dhe ta ndërpremë mosbesimin deri në pabesi dhe ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj.
Deputeti i pavarur Haki Abazi, i cili është përjashtuar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, tha se kryeministri Kurti i ka lënduar marrëdhëniet me partnerin strategjik të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për arsye ideologjike. Ai tha se Kurti, në disa paraqitje publike, është shprehur kundër të djathtës.
Abazi tha se Kurti i ka dhënë karakter ideologjik edhe protestës së serbëve në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. Ai tha se Kurti i ka quajtur grupet kriminale serbe në veri si “ekstremistë të djathtë”.
Vetë Kurti, në fillim të debatit, i mbrojti veprimet e tij në katër komunat veriore të Kosovës. Ai tha se këto veprime i ka marrë në bazë të ligjit dhe kushtetutës.
“Është në dorën tonë fitorja e radhës për kushtetutshmëri”, theksoi Kurti.
(r.m.)