Opozita në Maqedoninë e Veriut ka siguruar 61 vota për rrëzimin e Qeverisë t ëish kryeministrit zoran zaev. VMRO DPMNE, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lëvizja Besa dhe e majta kanë firmosur nismën për rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI. Lajmin e konfirmoi kryetari i Alternativës Afrim Gashi, i cili thotë se pas rrëzimit të Qeverisë aktuale do të flitet për formimin e një qeverie të re.
Afrim Gashi: “Ne si koalicion opozitar kemi dhënën nënshkrimet e tona që kjo qeveri të bie. Për gjithçka tjetër do të varet se si do të rrjedhin proceset. Natyrisht këmbëngulim si parti dhe si koalicion që nuk do të jemi pjesë e një qeverie e cila e ndryshon kursin euroatlantik, por jemi bindur se brenda këtyre ditëve përveç këtyre 61 do të jenë edhe disa deputetët tjerë dhe do të ketë shumicë të re”.
Edhe kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski e konfirmoi rrëzimin e Qeverisë dhe arritjen e shumicës së re parlamentare.
Hristijan Mickoski: “Ardhmëria e re po vjen, kohëra të reja dhe shpresë e re. Na presin sfida tejet të forta por duke qenë të vetëdijshëm dhe falënderues për mbështetjen do të arrimë së bashku. Maqedonia do të arrijë sukses. Kemi shumicë të re parlamentare.”
Tani pritet që në ditët në vijim 61 deputetë të votojnë mosbesimin e Qeverisë aktuale. Më pas duhet që Presidenti t’i japë mandatin shumicës së re parlamentare, ndërsa mandatari i ri do të ketë 20 ditë për të formuar qeverinë e re.
Top Channel