Orav beson se përvoja e Sorensenit do ta ndihmojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Prishtinë, 2 shkurt 2025 – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar të shtunën se ai e ka zhvilluar një takim shumë të mirë me të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.

Orav, në një postim në platformën X, ka thënë se beson që përvoja diplomatike e Sorensenit do të ndihmojë në avancimin er procesit të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ekipi im dhe unë e mbështesim atë plotësisht!”, ka thënë Orav.

Peter Sorensen e ka nisur zyrtarisht mandatin e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi të shtunën, më 1 shkurt. Për dallim nga paraardhësi i tij, Mirosllav Lajçaku, Sorensen do të merret vetëm me dialogun dhe jo me çështje tjera të Ballkanit.

Radio Evropa e Lirë raporton se emërimi i Sorensenit në këtë detyrë është pritur mirë në Bruksel. Një prej argumenteve më të forta është fakti se ai e njeh mirë rajonin. Sorensen ka shërbyer në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si edhe në Serbi, në Maqedoni të Veriut dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Për zyrtarët në Prishtinë është argument I mirë se Sorensen është nga Danimarka, vendi që e njeh shtetësinë e Kosovës, prandasj pritet që ai të ketë qëndrim të njëjtë ndaj Kosovës dhe ndaj Serbisë. Këtë argumement e bën më të forte fakti se dy figurat kryesore të BE-së për dialogun Kosovë Serbi ishte shtetas të dy vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, nga Spanja dhe emisari për dialogun, Mirosllav Lajçak, nga Sllovakia,

Duke qenë se Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, Borrell e Lajçak i ka ndjekur dyshimi se ata nuk ishin të paanshëm, po ria kanë mbajtur anën Serbisë.

(r.m.)

Comment

*