Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë krizë të thellë humanitare në Gaza

Gaza, 12 tetor 2023 – Palestinezët në Gaza e kaluan natën në errësirë, të rrethuar nga rrënojat e shtpive në lagjet e bëra pluhur, ndërsa Izraeli rinisi në mëngjes sulme të reja ajrore. Radhë të gjata palestinezësh u panë para furrave të bukës dhe dyqaneve ushqimore, gjatë atyre pak orëve që ato qëndrojnë të hapura. Ata nxitojnë të furnizohen para se furrat e bukës të mbyllen për mungesë të karburantit dhe energjisë.

Izraeli ka ndaluar furnizimin me ushqime, ujë, karburante dhe ilaçe në Gaza. Të martën, termocentrali i vetëm i Gazës mbeti pa karburant dhe u mbyll.

Organizatat ndërkombëtare humanitare paralajmëruan se numri i viktimave në Gaza mund të rritet pasi Izraeli ndaloi dërgimin e furnizimeve. Një zyrtar i lartë i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq paralajmëroi se nga mungesa e energjisë elektrike mund të pësojnë spitalet.

“Derisa Gaza mbtetet pa energji, edhe spitalet mbeten pa energji, duke vënë në rrezik të porsalindurit në inkubatorë dhe pacientët e moshuar me oksigjen. Dializa e veshkave ndalon dhe radiografitë me rrezet X nuk mund të bëëhen”, tha Fabrizio Carboni, drejtori rajonal i ICRC-së.

“Pa energji elektrike, spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje”, theksoi ai.

Sulmet ajrore gjithnjë e më shkatërruese të Izraelit në Gaza kanë rrafshuar blloqe të tëra të qytetit dhe kanë lënë një numër ende të panjohur trupash nën mbeturina. Një ofensivë tokësore në Gaza, 2.3 milionë banorët e së cilës janë të grumbulluar në një rrip toke të gjatë vetëm 40 kilometra, ka të ngjarë të rezultojë në një rritje të viktimave nga të dyja anët. Një ofensivë tokësore në Gaza, e cila do të ishte e para pas vitit 2014, mund të çojë në luftimet brutale shtëpi më shtëpi dhe të shkaktojë edhe më shumë viktima nga të dyja palët.

Qindra mijëra njerëz që kanë mbetur pa strehë janë grumbulluar në shkollat e drejtuara nga OKB-ja, ndërsa të tjerët janë strehuar te të afërmit apo edhe te të huajt që i kanë lejuar të hyjnë brenda.

Lufta, e cila u ndez nga një sulm i përgjakshëm dhe i gjerë në Izrael i grupit militant Hamas, të cilin SHBA-ja dhe BE-ja e kanë shpallur grup terrorist, tashmë ka marrë të paktën 2.400 jetë nga të dyja palët.

OKB-ja tha të mërkurën se numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet ajrore ishte rritur 30 për qind brenda 24 orëve, në 339.000, dy të tretat e tyre duke u grumbulluar në shkollat e OKB-së. Të tjerë kërkuan strehim në numrin në tkurrje të lagjeve të sigurta.

Qeveria egjiptiane hodhi poshtë propozimin amerikan që të lejojë palestinezët të largohen nga Gaza, tha një zyrtar i lartë egjiptian të enjten.

Zyrtari tha se Egjipti po bisedonte me Izraelin dhe SHBA-në për krijimin e korridoreve të sigurta brenda Gazës dhe dërgimin e ndihmave humanitare për palestinezët e rrethuar, dhe me Izraelin dhe qeveritë e tjera të huaja për të evakuuar të huajt përmes pikës së kalimit Rafah.

Egjipti beson se largimi i palestinezëve nga Gaza do ta dëmtonte kauzën palestineze, kurse media shtetërore egjiptiane e cilësoi ofensivn izraelite si pjesë të skenarit për zbrazjen e enklavës palestineze të Gazës.

Por, ndërrkohë në Izrael kanë nisur përgatitjet edhe për një pushtim tokësor eventual të Gazës. Nënkoloneli Richard Hecht, zëdhënës i ushtrisë izraelite, u tha gazetarëve të enjten se forcat e ushtrisë “po përgatiten për një manovër tokësore, nëse vendoset për këtë”, por shtoi se udhëheqja politike nuk e ka ka dhënë ende një udhër të tillë.

“Tash për tash ne jemi të fokusuar në leminimin e lidershipit të lartë të tyre (Hamasit)”, tha Hecht.

(r.m.)