Osmani: 11 shtatori – ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Prishtinë, 11 shtator 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, ditën e sulmeve më të rënda terroriste ndaj Shteteve tբ Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, në 23 vjetorin e kërtyre sulmeve, Presidentja Osmani e cilësoi 11 shtatorin si “ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur”.

Presidentja Osmani ka thënë se kjo ditë e ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë dhe ka theksuar se bota demokratike, si gjithmonë, “do të qëndrojë përkrah popullit amerikan në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe një të ardhmeje më të mirë”

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

 11 shtatori – ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Sot shënohet 23-vjetori i sulmeve tragjike të 11 shtatorit 2001, ditë, e cila ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë dhe la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e familjeve të viktimave dhe gjithë botës demokratike.

Tmerri dhe humbja e pakuptimtë e afër 3000 jetëve na kujtojnë brishtësinë e paqes dhe dhimbjen e thellë, të cilën e ka shkaktuar ky akt terrorist. Imazhet, pikëllimi dhe ankthi mbeten të gdhendura në kujtesën tonë kolektive.

Në këtë ditë ne gjejmë forcën në unitet, duke qëndruar përkrah popullit amerikan, si gjithmonë, në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe një të ardhmeje më të mirë!

May be an image of 1 person and text

(r.m.)