Osmani: Aleanca jonë me SHBA-të do të forcohet më shumë

Prishtinë, 9 prill 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vlerësuar edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe ndërtimit të demokracisë.

Në një postim në platformën “X”, Presidentja Osmani e ka vlerësuar partneritetin e ngushtë të Kosovës me SHBA-të dhe ka shprehur gatishmërinë për forcimin e aleancës me SHBA-në me vizionin e Presidentit Donald Trump.

Presidentja Osmani ka rikujtuar historinë e dhimbshme të Kosovës, duke theksuar mbijetesën nga gjenocidi serb dhe sfidat e mëdha në përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe paqedashëse.

“Kosova qëndron si dëshmi se drejtësia mund të triumfojë, kur ajo mbrohet, se NATO-ja mund të shpëtojë jetë, kur ajo udhëhiqet nga vlerat dhe liria bëhet forca më e madhe e një kombi, kur ajo fitohet” ka shkruar ajo.

Osmani ka falënderuar SHBA-në dhe aleatët e tjerë që kanë qëndruar në krah të Kosovës në kohërat e vështira dhe vazhdojnë ta mbështesin edhe sot e kësaj dite.

“Si kombi më pro-amerikan në botë, jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin amerikan, në çdo situatë. Është një aleancë që nuk ka të krahasuar”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani ka folur gjerësisht për historinë e Kosovës, për luftën për liri e pavarësi dhe për vizionin për një të ardhme të begatë të Kosovës.

“Kosova do të qëndrojë e palëkundur, e pathyeshme, e përjetshme! E tillë do të jetë edhe aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani.

 

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1909865624995574169?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1909865624995574169%7Ctwgr%5E140898cfc79b83dcaeb85154d15544a3e115b351%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fraportet-e-kosoves-shba-te-osmani-nje-aleance-e-pathyeshme-qe-te-forcohet-vizionin-e-presidentit-trump%2F

(r.m.)

Comment

*