Osmani: Ambasadori Menzies fuqizoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi

Prishtinë, 28 mars 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka ngushëlluar familjen dhe miqt e ambasadorit John Menzies, ish-shefin e parë të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovën e pasluftës, i cili u nda nga jeta të dielën, më 27 mars.

Në dedikimin e saj, Presidentja Osmani ka shkruar se ambasadori Menzies, një i madh i Kosovës, i kishte fuqizuar thirrjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Ambasadori John Menzies, mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i misionit të SHBA-së në Kosovë, ka ndërruar jetë.

Ai shërbeu në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe i përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Presidentja Osmani.

(r.m.)