Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, në interes të paqes e stabilitetit në rajon

Otava, 22 nëntor 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Otava, me kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.

Presidenca njofton se Presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ajo ka theksuar gjithashtu se Kosova mbetet e përkushtuar të jetë përkrah partnerëve të saj strategjikë në mbrojtje të paqes globale.

Presidentja Osmani i ka falënderuar ushtritë e vendeve mike, në radhë të parë asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FSK), për mbështetjen që kanë dhënë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për mike arritjen e kapaciteteve të plota operacionale të saj.

“Falënderoj të gjitha ushtritë e vendeve mike, mbi të gjitha ushtrinë amerikane, e cila po kujdeset çdo ditë që FSK-ja të transformohen në forcë ushtarake profesionale, e cila do t’i bashkohet NATO-s”, ka theksuar ajo.

Presidentja Osmani ka folur edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë. Ajo e ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë të të dy shteteve.

Zonja Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale në rajon. Ajo ka thënë se Serbia, membështetjen e Rusisë, vazhdon të luajë rol destabilizues në rajon  dhe ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare duhet t`i dënojë aktet destabilizuese dhe diskursin  luftënxitës.

Admirali Bauer e ka vlerësuar të suksesshëm bashkëpunimin e NATO-s me Kosovën. Ai e ka vlerësuar edhe gatishmërinë e Kosovës për strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë.

Në takim meadmiralin Bauer, bashkë me presidenten Osmani, ishin të pranishëm edhe

ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

(r.m.)