Osmani bisedon me Blinkenin: Lidhja me SHBA-në është ekzistenciale për Kosovën

Nju Jork, 20 shtator 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të mërkurën në Nju Jork me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Presidentja Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se gjatë takimit me sekretarin Blinken kanë biseduar për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës dhe për stabilitetin rajonal.

“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, për fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, për stabilitetin në rajon dhe për rëndësinë e bashkërendimit me aleatët.

Lidhja jonë me SHBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme”, ka shkruar.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku pombahet seanca e 78-të e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidentja Osmani është takuar me shumë liderë shtetërorë dhe me drejtues të agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe të organizatave ndërkombëtare.

Të martën ajo ka marrë pjesë në darkën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Joseph Borrell, me liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

(r.m.)