Osmani: Çështja e dinarit serb mund të zgjidhet në Kosovë, me mbështetjen e aleatëve

Prishtinë, 23 shkurt 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk ik nga obligimet e që dalin nga dialogu Kosovë Serbi dhe se i zbaton marrëveshjet e arritura gjatë këtij dialogu, ndërsa Serbia vazhdon ta bëjë të kundërtën, madje edhe të deklarojë publikisht se nuk do t’i zbatojë marrëveshjet.

“Ne duhet t’i bindim partnerët tanë se nuk ikim nga obligimet tona. Kur marrim përsipër diçka e zbatojmë. Kurse ajo çfarë bën Serbia është krejtësisht e kundërta. Pajtohet për marrëveshje, pastaj, pas 24 orëv,e tregon se nuk do t’i zbatojë. Presioni duhet të jetë në Beograd”, ka thënë ajo, në një deklaratë për medie, në Prishtinë.

Ndërkaq për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës që i ndalon pagesat me para të gatshme me valuta tjera përveç euros, Osmani ka thënë se kjo rregullore nuk ka të bëjë fare me dinarin e Serbisë. Ajo ka thënë se askush nga partnerët ndërkombëtarë nuk po kërkon që kjo rregullore të shfuqizohet, port ë zbatohet në bazë të një plani të tranzicionit.

“Kjo çështja e dinarit nuk është çështje dinarit fare, sepse askush nga aleatët tanë nuk është duke kërkuar që të zbatohet dinari ta them këtë qartë. Askush nuk ka kërkuar që të mos zbatohet rregullorja e BQK apo të shfuqizohet ajo, e tëra që po kërkohet që të ndërtohet një plan tranzicioni që i merr parasysh nevojat e qytetareve të rëndom, të rinj e të moshuar, që marrin edhe ndihmë financiare nga Serbia nëpërmjet pensioneve. Kjo çështje mund të zgjidhet këtu, në Kosovë, në fakt nuk është dashur të bëhet çështje fare sepse nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatët tanë fare”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani kjo çështje mund të zgjidhet fare lehtë, madhe për vetgëm disa orë, në qoftë se palët kanë vullnet të takohet për të gjetur zgjidhje.

“Jam e bindur se, nëse ka vullnet për një takim, i cili mund të zgjasë vetëm disa orë, mund të ulen të gjitha institucionet që do ta zbatojnë në praktikë rregulloren e BQK-së dhe të dalin me hapa konkretë duke u bazuar në ligjet që ekzistojnë në Kosovë dhe ta marrin edhe mbështetjen e aleatëve për zbatimin e saj”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të punojnë për zgjidhjen e çështjejes së dinarit duke u bazuar në ligjet në vend dhe me mbështetjen e aleatëve.

Presidentja e Kosovës i ka bërë këto komente duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëver lidhur me kërkesën që çështja e përdorimit të dinarit serb të diskutohet në kuadër të dialogut mes Kosovbës e Serbisë, në Bruksel.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i ka ftuar përfaqësuesit er Kosovës dhe Serbisë për një takim në Bruksel, për të diskutuar lidhur me këtë çështje, pa saktësuar nikvelin e përfaqësimit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është udhëheqës i grupit negociator të Kosovës, e ka refuzuar ftesën. Ai ka thënë se Lajçak e ka future çështjen e dinarit në agjendën e dialogut pa e koinsultuar palën kosovare. Ai ka thënë se me këtë veprim Lajçak e ka shkelur rregullin e caktuar nga ai vetë që në agjendën e dialogut të futën çështjet dhe temat për të cilat pajtohen të dyja palët.

(r.m.)