Osmani: Çështja e Urës së Ibrit s’mund të jetë temë e dialogut me Serbinë. Vuçiqi s’ka pse pyetet për urat në Kosovë

Prishtinë, 1 gusht 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian se hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë është çështje e dialogut Kosovë – Serbi.

Presidentja theksoi se çështja e urës së Ibrit assesi nuk duhet  të bëhet temë e dialogut. Ajo ka theksuar se kjo do të përbënte shkejlje të sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetutshmërisë në Kosovë.

“Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tone”, ka shkruar Osmani në reagimin e saj.

Ajo ka shtuar se Vuqiçi nuk ka përse pyetet për hapjen e urave në Kosovë dhe ka theksuar se kjo është çështje e institucioneve vendore të sigurisë dhe e partnerëve ndërkombëtarë të sigurisë në Kosovë.

“Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë”, ka shkruAR Presidentja Osmani.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha të entjen se hapja e urës mbi lumin Ibër është çështje që duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ura e Ibrit në Mitrovicë është bërë simbol i ndarjes së qytetit në dy pjesë. Kjo urë është e hapur vetëm për qarkullim të këmbësorëve dhe mbikëqyret nga pjesëtarët e KFOR-it. Bashkimi Evropian ka investuar në rekonstiumin e urës dhe ka paralajmëruar disa herë hapjen e saj për qarkullim edhe për vetura, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të kundërshtimit të Serbisë.

Qarkullimi nëpër këtë urë është penguar nga strukturat paralele të Serbisë në pjesën veriore të Mitrovicës, “Rojat e Urës” dhe “Mbrojtja Civile” e të tjera, të cilat financoheshin dhe kontrolloheshin nga Beogradi.

Me një marrëveshje të arrtitur në Bruksel, në kuadrin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, strukturat paralele serbe duhet të ishin shpërbërë, por dyshohet se ato vazhdojnë të veprojnë edhe më tutje, por në mënyrë më diskrete.

Qedveria e Kosovës ka paralajmëruar se ura do të hapet për qarkullim edhe për automjete. Ky paralajmërim ka nxitur reagimin e Beogradit.

(r.m.)