Osmani dekoron tre oficerë ushtarakë amerikanë që shërbyen në Kosovë

Prishtinë, 3 korrik 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekoroi tre oficerë amerikanë që përfunduan misionin e tyre në Kosovë.

Koloneli Chris M Mabis dhe nënkoloneli Jared B. Sheets u dekoruan me Medaljen Presidenciale Ushtarake – për udhëheqjen dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për garantimin e sigurisë, paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë shërbimit të tyre në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

Ndëkaq togeren Ryann Laky nga Shtabi i Gardës Kombëtare të Indianës e dekorroi me Mirënjohje Presidenciale – për kontributin e saj në ndërlidhjen dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës dhe në fuqizimin e grave në sektorin e sigurisë.

Presidentja Osmani, në ceremoninë e dorëzimit të dekoratave, i falënderoi tre ushtarakët amerikanë, si edhe gjithë ushtarët e KFOR-it, për angazhimin e tyre për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke e rrezikuar edhe jetën e tyre. Ajo theksoi se lidershipi i ushtarakëve amerikanë ka luajtur rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon, në një kohë të ndjeshme.

“Populli i Kosovës është përherë falënderues ndaj kontributit të pazëvendësueshëm dhe të çmuar të Ushtrisë amerikane dhe ushtrive të tjera aleate për paqen dhe stabilitetin. Marrëdhëniet tona me SHBA-të janë ekzistenciale dhe nuk do të ndalemi në angazhimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve strategjike në mes të Republikës se Kosovës me Shtetet e Bashkuara te Amerikës”, tha Presidentja Osmani.

Ushtarakët amerikanë e falënderuan Presidenten Osmani për dekorimin. Ata thanë se ndjehen të nderuar për vlerësimin e misionit të trupavr amerikane në Kosovë dhe shfaqën shpresën se në Kosovë do të mbretërojë paqja dhe stabiliteti. Ata shprehën bindjen se marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së dot të forcohen edhe me shumë në të ardhmen.

2 (1)34

Koloneli Jared B. Sheets, komandant i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë të KFOR-it, ishte takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, pas sulmit të grupeve kriminale serbe ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, më 29 maj në Zveçan. Në një video të publikuar nga mediet në Kosovë, Koloneli Sheets shihet duke folur për ushtarët e të plagosur të KFOR-it nga pjesëtarët e bandave kriminale në veri.

(r.m.)