Budapest, 8 nëntor 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në Budapest, ku po mbahet Samitii e liderëve të Komunitetit Politik të Evropës, është takuar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
Presidentja Osmani, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimin në fushën e sigurisë e të mbriojtjes dhe marrëveshja për emigracionin, e arritur pak kohë më parë mes dy vendeve.
“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ajo.
Gjatë samitit të liderëve të Komunitetit Politik të Evropës, Presidentja Osmani ka zhvilluar takime me liderë të disa vendeve të Evropës.
(r.m.)