Prishtinë, 15 dhjetor 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, janë pajtuar për nevojën e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit për ruajnë e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe përintegrimnë strukturat euro-atlantike.
Presidentja Osmani ka theksuar nevojën e bashkëveprimit për shmangien e ndikimeve të Rusisë që kanë katakter destabilizues në Ballkanin Perëndimor.
“Si Kosovë jemi të përkushtuar të refuzojmë ndikimet e tilla dashakeqe dhe të punojmë me të gjithë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor dhe me partnerët tjerë në mënyrë që të parandalohen ndikime të tilla destabilizuese”, ka thënë Osmani, në konferencën e përbashkët për medie, mePendarovskin.
“Rajonit i duhet ecje në hapa konkret drejt integrimit evropian, por të njëjtën kohë i duhet paqe dhe stabilitet afatgjatë, që në asnjë mënyrë nuk mund të arrihet nëse depërton ndikimi dashakeq i Rusisë ndërmjet trampolinës së vet, Serbisë”, ka theksuar ajo.
Presidentja Osmani e ka falënderuar Presidentin Pendarovski edhe për mbështetjen që ka dhënë Maqedonia e Veriut dhe ai përsonalisht për Kosovën.
“E falënderoj presidentin Penadrovski personalisht për rolin e tij mbështetës për Kosovën gjatë gjithë viteve sa ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë si president. Dhe jo vetëm atë, por gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut për kontributin e dhënë në mënyrë që Kosova të ecë përpara dhe të përballojë sfidat me të cilat është ballafaquar në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Osmani.
Osmani dhe Pendarovski kanë shprehur inretesin e dyanshëm për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunit midis dy vendeve.
“Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si vende fqinje, do të bashkëpunojmë ngushtë me njëra-tjetrën. Unë theksova dëshirën që ta intensifikojmë dialogun edhe më tutje, për të fuqizuar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy shteteve mike”, ka thënë Pendarovski.
Ai ka shprehur gatishmërinë e mbështetjes sëprocesit trë integrimit të Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare.
“Jemi të gatshëm që të kemi një rajon me prosperitet ekonomik dhe e mbështesim Kosovën në nisma rajonale. Maqedonia e mbështet zgjidhje reciproke që nuk do të rrezikojë rajonin”, ka thënë ai.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është pritur në Prishtinë edhe nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe nga Krhyeministri Albin Kurti.
Pendarovski është pritur në Prishtinë me ceremoni shtetërore.
(r.m.)