Osmani e Sekretari i Shtetit të Vatikanit biseduan për raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë

Vatikan, 24 janar 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur të martën në Vatikan, nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.

Zyra e presidentes osmani njoftoi se gjatë takimitështë biseduar për marrëdhëniet e Kosovës me Selinë e Shenjtë dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Në takim u diskutua mbi raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë, mbi kultivimin e paqes, harmonisë e bashkëjetesës në mes njerëzve e besimeve të ndryshme, mbi vlerat e përbashkëta, mbi promovimin e mëtejmë të lirive fetare, për rolin e Kishës Katolike në Kosovë si partner të rëndësishëm social, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes Osmani.

(r.m.)