Prishtinë, 20 janar 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin amerikan e 47-të të Shteteve të Bashkuara ttë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për marrjen e detyrës.
“Urime President Donald Trump për betimin si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova është e gatshme të punojë me ju, me zëvendëspresidentin JDVance dhe administratën Tuaj për të forcuar marrëdhëniet tona të veçanta, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë.
Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese të mëdha. Me Zotin përpara!”, ka shkruar Presidentja Osmani në urimin e saj në platformën X.
Ajo ia ka bashkangjitur urimit edhe një letër dërguar Presidentit Trump.
“Fitorja juaj historike pasqyron besimin e thellë që populli amerikan ka vendosur nën udhëheqjen tuaj dhe vizionin tuaj për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat e qëndrueshme të lirisë dhe demokracisë, parime që i lidhin dy vendet tona”, ka shkruar ajo.
Pesidentj Osmani ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen historike të Shteteve të Bashkuara për Kosovës në periudhat më të errëta të historisë së saj dhe ka theksuar se angazhimi i Shteteve të Bashkuara e ka shpëtuar popullin kosovar nga një regjim gjenocidal dhe ka kontribuar në krijimin e Republikë së pavarur e sovrane. Ajo ka theksuar se Kosova është krenare që është aleate dhe partnere e Shteteve të Bashkuara.
“Sot Kosova është krenare si aleate dhe partnere krenare e SHBA-së e udhëhequr nga vendosmëria e përbashkët për të formësuar një të ardhme më të sigurt, më paqësore dhe më premtuese”, ka theksuar ajo.
Presidentja Osmani e ka vlerësuar përkushtimin e Presidentit Trumpit për të avancuar në rrugën që shpie drejt njohjes së ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë.
“Lidershipi dhe përkushtimi juaj për të avancuar rrugën e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim me vendosmëri. Si presidente e Republikës së Kosovës ndaj bindjen tuaj se kjo do të kontribuojë edhe për paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë kontinentin evropian. Jemi plotësisht të përkushtuar të punojmë bashkërisht për t’u siguruar se ky qëllim të arrihet dhe të forcohen marrëdhëniet tona duke ecur përpara”, ka thënë Osmani.
(r.m.)