Nju Jork, 23 shtator 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, janë takuar sot në Nju Jork, për të diskutuar lidhur me zhvillimet në shtetet e tyre dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në komunikatën e tyre të përbashkët thuhet se ata kanë shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe përkushtimin për ruajtjen e stabilitetit. Po ashtu, kanë rënë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin për procesin e integrimit të tëgjitha vendeve tërajonit nëBashkimin Evropian.
“Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje”, thuhet në komunikatë.
Osmani, Gjukanoviq e Komshiq janë takuar në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
(r.m.)