Prishtinë, 30 qershor 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar çfarëdo udhërrëfyesi shtesë apo rivlerësimi të kritereve për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo ka thwnw se të gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian ua ka bërë të qartë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë iniciative qw do të stërzgjaste procesin për lëvizje të lirë tw kosovarwve.
Prewsidentja Osmani ka theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se vonesa e vendimit për liberalizimin e vizave është e pajustifikueshme.
“Ne kërkojmë që të trajtohemi ashtu siç janë trajtuar shtetet e tjera. Unë ua kam bërë të qartë të gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian se nëse mendohet një qasje e tillë, natyrisht, nuk do të jetë e pranueshme për ne dhe nuk do të bëhemi pjese e iniciativave të tilla, të cilat kanë për qëllim ta stërzgjatin edhe më shumë këtë proces i cili tashmë është vonuar për më shumë se katër vite”, ka thënë presidentja Osmani.
Ajo ka thënë se nga shumica e zyrtarëve të Bashkimit Evropian ka marrë përgjigje se nuk do të ketë kurrfarë kriteri shtesë.
Javën që shkoi, në samitin BE – Ballkani Perëndimor, Presidentja Osmani bëri thirrje për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se Kosova është i vetmi vend që ende nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së, ndonëse i ka plotësuar të gjitha kriteret.
(r.m.)