Osmani kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Prishtinë, 15 maj 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se të martën ka folur në telefon me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, lidhur me mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KE).

Presidentja Osmani. në një postim në platformën X, ka shkruar se me homologun e saj gjerman ka theksuar se anëtarësimi I Kosovës në këtë organizatë “nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”.

“Dje fola me presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeier për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Theksova rëndësinë për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit.

Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, ka shkruar Presidentja Osmani.

(r.m.)