Osmani: Komuniteti shqiptar në SHBA – forcë shtytëse e proceseve historike për Kosovën

Nju jork, 18 shtator 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në Nju Jork me drejtues të organizatave dhe shoqatave shqiptare në Nju Jork e rrethinë.

Gjatë takimit, i cili organizua nga aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në Nju Jork, Mark Gjonaj, presidentja Osmani iu përgjigj interesimeve të pjesëmarrësve lidhur me stuatën aktuale në Kosovë, zhvillimet e brendshme politike, dialogun me Serbinë dhe marrëdhënieet me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera, Preesidentja Osmani tha se Kosova përballet me sfida ne planin e sigurisë, si pasojë e akteve të vazhdueshme destruktive të Serbisë që kanë qëllim pengimin e procesit të shtetndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës.

Ajo tha se institucionet shtetërore të Kosovës, në bashkëpunim me vendet aleatët perëndimorë, janë të psërgatitura të përballojnë të gjitha provokimet që vijnë nga Serbia dhe të ecë përpara në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

Presidentja Osmani ia kushtoi një pjesë të mirë të fjalës marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ajo i cilësoi me rëndësi strategjike për zhvillimin e progresin e Kosovës.

“Kosova është sot shtet i lirë dhe i pavarur falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen që patëm në kohët më kritike edhe për ekzistencën tonë. Do t’i jemi mirënjohës edhe për mbështetjen e jashtëzakonshme të procesit të shtetndërtimit dhe zhvllimit të Kosovës, prej përfundimit të luftës e deri më sot”, tha ndër të tjera Osmani.

Ajo e vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në vendosjen dhe forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shprehu mirënjohjen më të thellë për mbështetjen amerikane për Kosovën.

“Ju jeni forca shtytëse e shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Liria dhe shteti ynë janë rezultat edhe i angazhimit të vazhdueshëm të mërgatës sonë këtu. Faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe po bëni”, tha ajo.

Presidentja Osmani tha se Kosova ka ende nevojë për mbështetjen e komunitetit shqiptar në SHBA.

“Na duhet edhe mëtej angazhimi juaj. Kosova ka nevojë për mbështetjen tuaj dhe të SHBA-ve. E di që nuk hezitoni, Andaj presim që bashkërisht, pa dallim, të angazhohemi që ta fuqizojmë shtetin tonë”, theksoi ajo.

Presidentja Osmani tha se Kosova pret edhe mbështetjen e shiptaro-ameriikanëve edhe në fushën e investimeve. Ajo tha se në Kosovë tashmë është krijuar një klimë e përshtatshme për investime.

Ajo iu përgjigj interesimeve të pjesëmarrësve edhe për skenën politike në Kosovë, për marrëdhëniet me Shqipërinë, për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, për marrëdhëniet me vendet tjera të rajonit, etj.

Përfaqësuesit e shoqatave shqiptare e falënderuan Presidenten Osmani për takimin dhe shprehën gatishmërinë për mbështetjen e Kosovës me të gjitha mundësitë.

Presidentja e Kosovës, edhe pas përfundimit të takimit, e vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në Amerikë në proceset historike për Kosovën. Ajo e ka cilësuar këtë komunitet si forcë shtytëse të këtyre proceseve.  

“Kënaqësi të takoj shoqata të shumta shqiptare që veprojnë në Neë York, nën organizimin e aktivistit të mërgatës sonë Mark Gjonaj. Mërgata jonë në SHBA ka qenë forcë shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën, përfshirë lirinë e pavarësinë tonë”, ka shkrruar ajo në Facbook. 

May be an image of 6 people and suit

May be an image of 10 people and text

May be an image of 12 people and text

May be an image of 13 people and crowd

May be an image of 11 people

May be an image of 3 people

May be an image of 8 people

May be an image of 5 people

(r.m.)