Prishtinë, 4 nëntor 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim zëvendës ndihmës sekretaren e Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, Molly Montgomery.
Zyra e Presidentes ka njoftuar se në tskim është diskutuar për marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe për çështjen e qytetarëve afganë që janë strehuar përkohsisht në Kosovë.
Në njofim bëhet e ditur se Presidentja Osmani e ka falënderuar zonjën Montgomery për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe mbarë rajonin dhe ka shprehur interes për rritjen e nivelit të angazhimin në një sërë çështjesh, nga siguria deri tek diplomacia.
Zonja Osmani ka përsëritur edhe një herë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë SHBA-së, duke e cilësuar atë si aleatin më të madh dhe më të besueshëm të Kosovës. Ajo ka thënë se vendimi për strehimin e përkohshëm të shtetas ve afganë në Kosovë ishte dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës në marrëdhëniet me SHBA-të..
Presidentja eKoxsovws e kainformuar zëvendës ndihmës sekretaren e Shtetit se ky vendim nuk ishte vetëm akt politik, por edhe akt moral. Ajo ka thënë se njerëzit anembanë Kosovës ishin krenarë që mundën të kontribuonin në këtë ndërmarrje humanitare.
Presidentja Osmani ka thënë se administrata aktuale e SHBA-së, e udhëhequr nga presidenti Biden, me të vërtetë e kupton Kosovën dhe se ka besim se kjo do t’i afrojë të dy vendet në bashkëpunim në të gjitha fushat, veçanërisht në rrugën tonë euroatlantike.
Në veçanti, presidentja Osmani ka shprehur aspiratën e vendit tonë që të bashkëpunojë më ngushtë me NATO-n për të siguruar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përballë kërcënimeve në rritje nga ndikimet malinje në rajon, edhe si një hap drejt anëtarësimit në këtë Aleancë.
Diplomatja amerikane, Molly Montgomery, e ka falënderuar Presidenten Osmani për angazhimin e saj personal për të mundësuar sttrehimin e afganëve në Kosovë dhe ka shprehur mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e Kosovës dhe popullin e saj që i kanë bërë të ndihen të mirëpritur.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, si edhe institucionet e Republikës së Kosovës, e shohin marrëveshjen për strehimin e përkohshëm të afganëve si një histori të përbashkët suksesi.
(r.m.)